Mbetjet e landfillit të Bushatit nxijnë ujin e Drinit për dhjetra km sa herë bie shi

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 14.03.2025, 13:17

Në një denoncim të trishtë të ndotjes së burimeve ujore shqiptare, tregohet sesi uji i lumit Drin kthehet në ngjyrë kafe të errët për dhjetra kilometra sa herë ka reshje, nga mbetjet e landfillit jashtë standardeve të Bushatit.

Situata e rëndë përsëritet sa herë bien reshje të cilat përhapin mbetjet e neglizhuara urbane e industriale të vendgrumbullimit problematik.

Megjithë denoncimet publike për ndotjen të rëndë të mjedisit, ujit e gjallesave, çuditërisht zyrtarët nuk janë merakosur të ndërhyjnë në landfillin pa standarde sigurie për higjenën e shëndetin, që ndodhet shumë pranë lumit Drin.

Qytetari i shqetësuar për pasojat e kësaj sjelljeje kërkon ndërgjegjësim nga veprim zyrtarët për të mbrojtur vendin e natyrën e tyre, sipas përgjegjësisë që kërkon posti publik që mbajnë.

Denoncimi:

“Pershendetje JOQ!Sot, Lumi Drin ne Lezhe ka kete pamje me nje ngjyre te erret ,kjo vjen fale Lanfillit te Bushatit ,dhe ndodh sa here qe jepet se do te kete reshje shiu , ju lutem a i intereson kuj se po behet dem shum shum i madh i gjallesave ujore, Postoje te lutem se ndoshta e sheh ndonje qa ka pak dhimbje per kete vend.”

Zyrtarët nuk janë merakosur të ndërhyjnë në landfillin pa standarde sigurie për higjenën e shëndetin, që ndodhet shumë pranë lumit Drin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit