Dy të moshuar, vëllezër me njëri-tjetrin janë gjetur të vdekur brenda banesës së tyre në fshatin Çorrush të Mallakastrës.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se vëllezërit Sabri Velaj dhe Novrus Velaj, janë të moshës 90-vjeçare dhe 85-vjeçare.
Ka dyshime se ata janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën pak ditë më parë, por rrethanat mbeten ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
'Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm. Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.'