Hiqet mbikalimi i Yrshekut, qytetarët izolohen, nuk shkojnë dot as në punë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.02.2025, 11:30

Banorët e zonës së Yrshekut po përballen me një situatë të vështirë pas heqjes së mbikalimit të Yrshekut, i cili ka shkaktuar vështirësi në kalimin e qytetarëve në anën tjetër për të përdorur autobusët që i drejtohen Vorës dhe anasjelltas.

Ata thonë se dy ditë pas heqjes së mbikalimit, nuk ka asnjë punonjës që po vazhdon punimet duke përkeqësuar më tej situatën.

Sipas tyre, ditën e djeshme autoritetet lokale i kanë njoftuar se do të kishte një bllokim për 4-5 orë, por deri tani nuk ka asnjë përparim në punimet e mbikalimit.

Kjo situatë ka shkaktuar një kaos të madh për banorët, pasi është një zonë e populluar dhe industriale, ku trafiku është i rënduar dhe nevojat për transport janë të shumta.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të zgjidhur këtë problem dhe për të rikthyer normalitetin në përditshmërinë e tyre.

Denoncimi 1:

Te lutem beje publike, kanë 2 dite që kane hequr mbikalimin e Yrshekut dhe nuk kemi si te kalojme ne anen tjeter per te perdorur autobusin e Vores per te ikur ne pune. Nderkohe nuk ka asnje puntorë per te vazhduar punimet. Dje thane do bllokohet 4 -5 ore. Dita e dyte pa mbikalim

Denoncimi 2:

Pershendetje JOQ, qeveria ben autostraden dhe prishen mbikalimet duke shkaktuar kaos te banoret e zones. Pasi eshte zone e populluar dhe indistriale

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit