Antibiotiku i shkatërron jetën modeles, humb shikimin dhe lëkurën e saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.09.2024, 22:11

Një modele dhe specialiste në fushën e IT pësoi një reaksion alergjik të rëndë pas trajtimit me antibiotikun Ceftriaxone për tonsilit (bajame).

Bëhet fjalë për 31-vjeçaren nga Tajlanda, Sasinan Chuenlosang, e cila fillimisht kishte dhimbje fyti dhe skyqje të syve pas përdorimit të antibiotikut, por gjendja vijoi të përkeqësohej dhe pas tre ditësh ajo u kthye në spital me frymëmarrje të vështirësuar, skuqje të trupit dhe probleme me ecjen.

Pavarësisht gjendjes së përkeqësuar, mjekët i dhanë një tjetër dozë nga i njëjti ilaç, duke e diagnostikuar më pas me linë e dhenve. Gjendja e saj vazhdoi të përkeqësohej, duke i shkaktuar humbje të shikimit në njërin sy dhe skuqje të lëkurës në të gjithë trupin.

Pas disa javësh në kujdes intensiv, Sasinan u diagnostikua me sindromën e rëndë Stevens-Johnson, një çrregullim i rrallë, zakonisht i shkaktuar nga reaksione negative ndaj antibiotikëve, që shkakton 'zhveshje' të lëkurës dhe komplikime të tjera të rënda shëndetësore.

Ajo qëndroi në spital për më shumë se një muaj dhe po lufton me pasojat e rënda të këtij reaksioni.

"Dhimbja ishte aq e fortë sa mendova vërtet se do të vdisja. Ishte e tmerrshme. I gjithë trupi më digjej dhe ndjeja dhimbje të tmerrshme. Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ishte. Para se kjo të më ndodhte, isha e punësuar në një kompani IT dhe isha modele online në kohën time të lirë. Si shumica e vajzave të moshës sime, shpenzoja kohë dhe para me produkte të ndryshme kozmetike dhe mjekësore për t’u kujdesur për pamjen time", u shpreh ajo në një prononcim për mediat.

Ministria e Shëndetësisë në Tajlandë ka nisur hetime për cilësinë e trajtimit dhe po shqyrton mundësinë e kompensimit për dëmet që ajo ka pësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit