Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Lezhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2025, 08:15

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Lezhës.

Mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer pranë lokalit ‘Amigo’, në lagjen Besëlidhja, afër lumit Drin.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lokali është në pronësi të Ilir Marvukaj. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të sulmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit