Guardia di Finanza ka zbuluar një skemë mashtrimi lidhur me shpërndarjen e diplomave dhe certifikatave të falsifikuara për studentët në Itali.
Hetimet disa mujore kanë sjellë arrestimin e 9 personave, të akuzuar për mashtrim, falsifikim dokumentesh, korrupsion dhe pastrim parash. Mes të arrestuarve janë pronari i Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, Savino Cianci, bashkëshortja e tij Lucia Catalano dhe administratori Leonardo Catalano.
Sipas hetuesve italianë, Cianci ka krijuar skemën e mashtrimit dhe në bashkëpunim me të arrestuarit e tjerë ka marrë nga 8 mijë deri në 20 mijë euro për një diplomë, specializim apo titull akademik. Në një rast, një person ka paguar 19500 euro për të marrë një diplomë master në shkencat e edukimit, por nga hetimet është zbuluar se dokumentet publike, qartësisht të falsifikuara kanë patur edhe data të palexueshme.
Hetuesit kanë zbuluar se çifti, Cianci-Catalano, drejtuesit e Kolegjit Universitar Wisdom kanë korruptuar zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve. Një prej personave të përmendur në hetime është edhe Shqiponja Telhaj, presidentja e Këshillit të Akreditimit të ASCAL (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë). Në hetime thuhet se Telhaj është korruptuar në këmbim të një çante Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro.
Vlen të thuhet se në vitin 2021, Shqiponja Telhaj është zgjedhur kryetare e Bordit të Akredimit për Agjencinë Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe lajmërimin e ka bërë vetë kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që çantën Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro e ka marrë më datë 08.03.2022.
Pas kësaj date pak ditë më vonë, postin e kryetares në ASCAL e ka marrë Xhiliola Bixheku dhe Telhaj ka vazhduar jetën e saj në Londër.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.