Skllavëri moderne, pa bukë e ujë, mënyra çnjerëzore që trajtohen punonjësit e “ILLYRIAN GUARD”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.08.2024, 21:41

Trajtimi i keq i punëtorëve është një problematikë jo pak e rrallë, sidomos kompanitë private që shpeshherë e shfrytëzojnë fuqinë punëtore për përfitimet e tyre.

Një rast i ngjashëm është raportuar në redaksinë tonë nga punonjësi i "ILLYRIAN GUARD", në QSUNT.

Bazuar tek denoncimi, punonjësit trajtohen në mënyrë çnjerëzore dhe jo si punonjës shërbimi. Ata nuk kanë liri për të bërë pushim apo për të kryer nevojat bazike gjatë orarit të punës. Nuk lejohen të pushojnë asnjë çast, të hanë, të pinë ujë ose ndonjë cigare, përndryshe hiqen nga puna.

Një sakrificë kjo për një pagë qesharake, vetëm 56 000 lekë. Një pagë kjo që nuk justifikon shpenzimet bazë mujore, duke krijuar kështu pasiguri ekonomike për punëtorët, duke i detyruar të sakrifikojnë dhe të pranojnë kushte të vështira thjesht për të mbijetuar.

Shto këtu edhe deklaratat përçmuese të përgjegjësit të zonës, i cili u thotë punonjësve "ju po vuani për një copë bukë”, që tregon një nënvlerësim dhe mungesë respekti nga personat që kanë një pozitë më të lartë.

Fatkeqësisht, shumë punonjës në sektorin privat përballen çdo ditë me situata të tilla. Është me rëndësi që ankesat e punonjësve të mos bien në vesh të shurdhër dhe autoritetet të ndërhyjnë për të siguruar një ambient pune dinjitoz, pa abuzime të kësaj natyre.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ!

Desha të bëj një denoncim për punonjësit e kompanisë private “ILLYRIAN GUARD”. Në QSUNT punonjësit e kompanisë po trajtohen si skllevër, jo si punonjës shërbimi. Përgjegjësi i zonës QSUNT na thotë ju po vuani për një copë bukë. Në instruktazh thonë se jemi kompani private, ndërsa në zyrat e informacionit thonë që jemi punonjës të shtetit. Paga është katastrofë, 56.000 lekë të reja. Ndërsa përgjegjësi i zonës e ka pagën 120.000 lekë të reja. Gjatë shërbimit duhet të qëndrosh në këmbë 8 orë pa u ulur fare, pa pirë kafe pa pirë ujë dhe cigare. Nëse të shikon duke pirë ujë të heq nga puna.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit