Ka nisur sërish ndërhyrja e KFOR-it për të shuarjen e vatrave të zjarrit në Prevallë, derisa aksionit i është bashkuar edhe FSK-ja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.08.2024, 20:00

Në Prevallë janë aktivizuar sërish zjarret.

Qytetarët dhe pylltarët janë munduar që në orët mëngjesit që t’i shuajnë zjarret por raportohet se ato kanë arritur shumë afër zonës së banuar.

Ndërkohë pas orës 12.00 në Prevallë ka arritur një veturë e zjarrfikësve, por sipas banorëve atje kjo është e pamjaftueshme.

Më vonë gjatë ditës është parë edhe ndërhyrja e helikopterit të KFOR-it.

KFOR-i ka deklaruar se ndërhyrja e tyre bëhet vetëm pas kërkesës së autoriteteve të Kosovës për ndihmë.

Derisa gjatë pasdites është parë edhe mobilizimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës që u janë bashkuara banorëve dhe zjarrfikësve për të ndalur zjarret në Prevallë.

Banorët dhe përfaqësuesit e hotelerisë po bëjnë thirrje që të intervenohet sa më shpejt, sepse sipas tyre po rrezikohen dhe objektet e banimit.

“I bëjmë thirrje institucionet dhe zjarrfikësit nga të gjitha zonat, se edhe këta janë lodhë shumë, me ardhë e me na ndihmu. Sepse ka nisë edhe një frymë e flaka spo ndalet hiç. është një shtëpi e rrezikuar, vetëm metra larg zjarrit, ka mundësi me hy komplet edhe këtu e mu djegë krejt vilat. Ju bëjmë apel institucioneve e KFOR-it me ardhë me na ndihmu”.

Përkundër tymit dhe flakëve, të shtunën, në Prevallë kishte qindra vizitorë.

Zjarret janë afër villave dhe bizneseve, por ato aktualisht nuk janë të rrezikuara.

Prevalla për dhjetë ditë është duke u përball me zjarre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit