Zjarr i madh në Orikum: Situata duket shqetësuese!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.03.2025, 21:55

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Orikumit, duke alarmuar banorët.

Një qytetar ka dërguar pamje në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet qartë se flakët janë të fuqishme dhe situata duket shqetësuese.

Videoja është filmuar nga Tragjasi, rreth 5 km larg vendit të ngjarjes, çka tregon intensitetin e zjarrit.

Sipas qytetarit, situata duket serioze, por ende nuk dihet shkaku i flakëve apo nëse forcat zjarrfikëse janë në terren për të ndërhyrë.

Pritet të mësohen më shumë detaje mbi përmasat e dëmit dhe përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit