Modelja e preferuar e krimit në Elbasan shfaqet në rrjet e armatosur, policia nuk do t’ia dijë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 15.03.2025, 14:10

Xhovana Nikolli, personazhi i ndjekur i rrjeteve sociale, e cila ishte objekt i një atentati tragjik me eksploziv vitin që shkoi në Elbasan, është shfaqur së fundmi në një foto e armatosur me një kallashnikov.

Megjithë lidhjet me eksponentë të krimit vendas dhe humbjen e jetës së një djali 26-vjecar të pafajshëm në atentatin ndaj saj, e reja duket se nuk kërkon të heqë dorë nga aventurat e dhunës dhe famës së keqe.

Qytetarë të Elbasanit sollën shqetësimin e tyre për këtë shembull të keq ndaj rinisë shqitpare, të cilëve sistemi i korruptuar i mëson se vlerat moderne janë krimi, pushteti, frika dhe imponimi ndaj njëri-tjetrit.

Ata i bëjnë apel organeve të rendit të veprojnë për këtë shfaqje të hapur të shkeljes së ligjit dhe identitetit qytetar që shpesh lidhet me emra të individëve ose grupeve kriminale vendase.

Denoncimi

prsh joq xhovana nikolli shfaqet me AK 47 duke mos mar parasysh te ndjerin dhe gjerat qe la pas ! shteti mesa duket ka rene ne gjume flm nese postoni"

Nikolli ishte shënjestra e një atentati me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale dhe më pas vdekjen e një qytetari të pafajshëm. Dyshohet se incidenti ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi një video ku përmendte Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij, duke thënë se kishte probleme serioze me të.

Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, personazh i njohur në botën e krimit, i arrestuar në gusht të vitit 2023 në Vlorë, ku kishte shkuar për të ekzekutuar “të fortin” e qytetit bregdetar, Inez Hajrullën.

Pas arrestimit raportohet se Amarildo Nikolli u bë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Xhovanës dhe Nuredin Dumanit, por e reja ishte shënjestra e atentatit ku fatkeqësisht mbeti i vdekur fqinji i saj Enea Themollari.

Qytetarë të Elbasanit sollën shqetësimin e tyre për këtë shembull të keq ndaj rinisë shqiptare

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit