Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për sulme seksuale dhe vjedhje.
Valentin Kovaçi jetonte në shpellë. Ai ishte në kërkim për një ngjarje të ndodhur më 7 mars të këtij viti ku tentoi të kryente marrëdhënie seksuale më një 30-vjeçare pasi i kishte vjedhur asaj çantën.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në vendin ku ai fshihej është gjetur dhe sekuestruar një portofol dhe dy aparate celularë, të cilat dyshohet se janë të vjedhura.
Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Lezhës për procedura të mëtejshme ligjore.