Vdes në QKUK gruaja e cila u godit nga vetura në Ferizaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.08.2024, 23:10

Një grua ka vdekur sot rreth orës 19:15 në QKUK, ku ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e veturës.

Aksidenti kishte ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj në rrugën “Driton Islami”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli bëri të ditur se vozitësi i veturës, 18-vjeçari R.M është ndaluar për 48 orë.

Ai theksoi se drejtuesi i veturës “Opel” me targa vendore nuk ishte ndalur në vendin e ngjarjes, por ishte larguar në drejtim të panjohur.

“Më datën 07.08.2024 rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda trupore, e përfshirë një veturë Opel me targa vendore dhe një këmbësor. Drejtuesi i veturës nuk ështe ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar në drejtim të panjohur. Për pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër e moshës rreth 40 vjeçare, e cila fillimisht për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”.

“Në ora 19:15 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se viktima, e cila ishte duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Ndërsa në stacionin e policisë në Ferizaj është paraqitur i dyshuari/ drejtuesi i veturës R.M ( M/K) i moshës 18 vjeçar, që ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë të Hetimeve të Aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbatje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, theksoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit