Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Islandën jugore pas një tjetër shpërthimi vullkanik në Gadishullin Reykjanes, i katërti që nga dhjetori.
Për momentin llava ka arritur në mbrojtjen lindore rreth qytetit të vogël, të evakuuar të Grindavik. Rrjedhat e fuqishme dhe të shpejta të llavës filluan vonë të shtunën por autoritetet thonë se ato janë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme.
Zyra Meteorologjike e Islandës tha se rrjedhat e llavës po rridhnin ende të dielën, por ritmi me të cilin ata lëviznin kishte filluar të ngadalësohej.
Drejtori i mbrojtjes civile të Islandës, Vídir Reynisson, tha se gjithçka që mund të bëhej për t'u përgatitur për rrjedhjen e llavës ishte bërë dhe shqetësimi më i madh ishte ndikimi në infrastrukturë.
Pellgjet e grumbullimit të llavës pranë mbrojtjeve ishin gjithashtu shqetësuese, shtoi ai.
Shpërthimi filloi pas orës 20:00 me orën lokale të shtunën, në veri të Grindavik, sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit. Ky është një vend i ngjashëm me shpërthimin që filloi më 8 dhjetor.
Pamjet e shpërthimit treguan re tymi dhe magmë të ndezur që rrjedhin dhe flluskojnë nga vrimat në tokë.
Shpërthimi nuk ka prekur aeroportin kryesor ndërkombëtar, i cili shtrihet në veri-perëndim të Grindavik.
Ndërkohë, llava që lëviz drejt perëndimit po shkon në drejtim të Lagunës Blu dhe një termocentrali gjeotermik, i cili siguron ujë të nxehtë për pjesën më të madhe të gadishullit Reykjanes.
A volcano in Iceland erupted for the fourth time since December, spewing smoke and bright-orange lava into the air https://t.co/L8vPHODJ0G pic.twitter.com/3lf02pk9ss
— Reuters (@Reuters) March 17, 2024
A volcano in Iceland has erupted for the fourth time since December after previous eruptions destroyed roads and forced a town to evacuate.
— Sky News (@SkyNews) March 17, 2024
Watch live on Sky News, where fountains of orange lava were seen shooting high into the sky 🌋
👇 https://t.co/DTdSBOUl4m