Vritet shqiptari në Mal të Zi, anëtar i një grupi kriminal

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2024, 10:46

Një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Mal të Zi.

Mediat malazeze raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Tivar, dhe shqiptari i vrarë është Edmond Mustafa, një anëtar i një grupi të organizuar kriminal.

Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve.

Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën Maršala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se me viktimën ishte edhe një grua.

Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesi është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë me morg.

Policia ndodhet në vendngjarje, hetimet po vijojnë.

Nga vendi i të shtënave

Nga vendi i të shtënave

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit