Shënjestra e atentatit në Kurbin lëvizte me makinë të blinduar, dy mjete të djegura gjenden në Milot

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2024, 10:38

Detaje të reja janë zbardhur rreth atentatit të ndodhur mëngjesin e 10 shkurtit në Kurbin ku mbeti i vrarë 70-vjeçari Selman Mehana dhe u plagos Ardian Gjeloshi.

Ky i fundit është edhe pronari i kompanisë së inerteve ku ndodhi atentati dhe nga vendi i ngjarjes u largua vetë me mjetin e blinduar me të cilin lëvizte.

Një ditë më parë në Milot, janë gjetur dy makina të djegura që dyshohet se i përkasin autorëve. Sipas informacioneve të deritanishme, njëri prej mjeteve është një 'Range-Rover' që rezulton i vjedhur. Në atentat kanë marrë pjesë 7 persona me veshje policësh, 3 prej tyre kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar në drejtim të Gjeloshit.

Para se të ndodhte atentati, autorët kanë monitoruar me dron spiun shënjestrën e tyre dhe kanë pritur mëngjesin e 10 shkurtit për të realizuar planin.

Shënjestra e atentatit, Ardian Gjeloshi nuk ka dhënë asnjë detaj rreth autorëve apo shkakut të kësaj ngjarje. Deri më tani pista kryesore e hetuesve është një ngjarje e ndodhur në vitin 2002, ku ishte i përfshirë Gjeloshi dhe vëllai i tij, dhe mbeti e vrarë një grua dhe u plagos një efektiv policie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit