EKSKLUZIVE/ Dalin pamjet e dhunës së nënës së moshuar nga djali dhe nusja

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.11.2022, 15:15

Një video e rëndë, pjesë e ngjarjes së Fierit ku një e moshuar dhunohej nga i biri dhe nusja e tij e denoncuar ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, është bërë publike sot ekskluzivisht për redaksinë tonë.

Është mbesa e të moshuarës ajo e cila ka mundur të sigurojë pamjet filmike të kamerave të shtëpisë ku të afërmit e të moshuarës e shtyjnë dhe tregohen agresivë ndaj saj.

Në lidhje me ngjarjen, pasi dhuna e ushtruar ndaj 69-vjeçares u bë publike, djali i saj me Viktor Tanku u vu në pranga. Mbesa e të moshuarës thotë se në ushtrimin e dhunës ndaj saj janë bashkëpunëtorë edhe bashkëshortja e tij Marjana Tanku dhe dy persona të tjerë.

”Edhe nenen e detyruan ta nxirnin nga spitali pa ber 24or vezhgim sdonin ti jepnin as flet dalje nga spitali edhe i thoshnin qe esht sh mir nena ska as gje”,-shkruan ajo.

Por ndër të tjera policia procedoi edhe 69-vjeçaren për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit