Çifti i adoleshentëve më viral i momentit!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.05.2026, 11:43

Një video “gender reveal” e një çifti shumë të ri është bërë virale në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen e mijëra përdoruesve në Instagram. Pamjet kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke u kthyer në një nga temat më të komentuara online.

Në video, çifti shfaqet duke festuar së bashku me miq të afërt momentin e veçantë, ku në fund zbulohet edhe gjinia e fëmijës që presin. Postimi ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente brenda pak orësh, duke e kthyer në një trend të fortë në rrjet.

Megjithatë, reagimet e përdoruesve kanë qenë të ndara, ku një pjesë komentojnë moshën e re të çiftit dhe përgjegjësinë e hershme të prindërimit, ndërsa të tjerë i kanë uruar për lajmin e ri dhe kanë përshëndetur momentin e tyre familjar që po bën xhiron e internetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit