Qytetari “flladitet” rrugëve të Tapizës me Velomobile

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.05.2026, 11:45

Një qytetar ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale pasi është filmuar duke lëvizur në rrugët e Tapizës me një mjet të pazakontë për realitetin shqiptar, një velomobile.

Pamjet, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, tregojnë qytetarin teksa lëviz qetësisht me mjetin aerodinamik që i ngjan një kombinimi mes biçikletës dhe një makine futuriste. Ndërsa shumëkush është mësuar me trafikun e rënduar, zhurmën e motorëve dhe vapën e ditëve të fundit, ai duket se ka gjetur formulën e tij për t’u “flladitur” dhe për të bërë xhiron ndryshe.

Velomobilet janë mjete që përdoren në disa vende të Europës për lëvizje më ekonomike dhe efikase, por në Shqipëri vazhdojnë të mbeten një pamje e rrallë, ndaj nuk është çudi që videoja ka ngjallur reagime të shumta dhe kuriozitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit