Berisha ngatërron zgjedhjet pa garë të PD me ato parlamentare

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.05.2026, 11:10

Gjatë fjalimit të fitores pas procesit të brendshëm në Partinë Demokratike, Sali Berisha e trajtoi votimin e zhvilluar brenda partisë sikur të ishte një mesazh politik për zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Ai deklaroi se kjo votë, sipas tij, ka lënë pa gjumë kryeministrin Edi Rama dhe strukturat e lidhura me qeverinë.

Berisha u shpreh se rezultati i këtij procesi ka shqetësuar, siç tha ai, “organizatën kriminale dhe kartelet e drogës”, duke e lidhur garën e brendshme të PD me zhvillimet e ardhshme politike në vend.

Ndonëse PD zhvilloi zgjedhje pa garë, Berisha sërish tallet me demokratët duke u hequr sikur po lufton palën kundërshtare, PS, që falë tij do të qeveris edhe 3 vite të tjera në mandatin e katërt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit