Manastirliu i jep 3.4 MLD për 2 ditë nga paratë e shqiptarëve “gjarpërinjve” të fuqishëm të Shëndetësisë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.01.2021, 16:20

Ashtu siç kemi shkruar edhe në artikujt tanë të mëparshëm, TRUSTET e formuara në sektorin e Shëndetësisë midis oligarkëve me kompanitë e tyre që përfitojnë MILIARDA LEKË në vit nga taksat e shqiptarëve, vazhdojnë të zbatojnë skemat e tyre të frikshme të përfitimit të parave publike.

Të pahetuar nga organet ligjvënëse, me para të jashtëligjshme në xhep, në llogari bankare, të harxhuara me lukse të shfrenuara, para që i depozitojnë në të tjera biznese për t’i pastruar sepse nuk kanë si i justifikojnë... Është kjo pak a shumë panorama e jetës së një oligarku. Përsa i përket “gjarpërinjve” të Shëndetësisë (të etiketuar kështu për shkak të simbolit të Shëndetit, i mbështjellë nga dy gjarpërinj që kanë rrethuar boshtin e parave publike të këtij sektori), ata nuk ndalen së marri tendera herë vetëm e herë sëbashku.

Në procedurat e prokurimeve publike që do analizojmë ditën e sotme bëhet fjalë për të njëjtin çift dhe bashkëpunëtorin e tyre, aferat klienteliste të së cilëve i kemi bërë publike edhe më parë. Çudia në këtë mes është se asnjë institucion të supozuar si ligj-zbatues, nuk nis hetime për këta persona që përfitojnë paratë e popullit nëpërmjet institucioneve shtetërore në paligjshmëri.

Janë dy pyetje që bien në këtë mes: E para, cilat janë lidhjet e forta që oligarkët kanë futur në zbatim për të përfituar para nga Buxheti i Shtetit nëpërmjet këtyre mënyrave dhe e dyta a është ekzistent KLSH dhe SPAK për mënyrën se si menaxhohen paratë publike dhe kush përfiton nga ato? Nëse po, pse nuk nis një hetim, dhe nëse jo? A ka rënë ky institucion dhe cilat janë arsyet që nuk ndërmerr veprim?

Bëhet fjalë për 2.2 MILIARD LEKË plus 1.2 MILIARD LEKË brenda dy ditësh, përkatësisht në datat 20 dhe 21 Janar, vlerë tenderash për çiftin Rizaj, miliarderët e sektorit të Shëndetësisë dhe partnerin e ortakun e tyre prej shumë kohësh, përfitues në të njëjtin sektor, të tenderave me REDFLAG, Skënder Lufin.

Kompanitë e tyre OES DISTRIMED dhe MONTAL në bashkim, në të dy tenderat e hapur nga Ministria e Shëndetësisë janë shënuar me FLAMUJ TË KUQ për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.”

E çuditshme në të dyja procedurat është se kanë marrë pjesë të njëjtat kompani, ndër to edhe BIOMETRIC e Artur Kadaresë, një prej kompanive të TRUSTIT të treshes së famshme. Në të dyja rastet kompania e Kadaresë nuk ka paraqitur dokumentacion, pra ka marrë pjesë në garë fiktivisht për të bërë të ligjshëm procesin e përfitimit të miliardave për miqtë e tij.

Vetëm në vitin 2019-2020, Skënderi Lufi ka përfituar 1.1 MILIARD LEKË nga Institucionet e Aparatit të Ministrisë së Shëndetësisë, transaksione nga Buxheti i Shtetit.

Përsa i përket Orjada dhe Ermal Rizajt, përfituesve të 12 MILIARD LEKË në vlerë tenderash nga paratë e shqiptarëve me kompaninë e tyre OES Distrimed, për vitin 2019-2020 ata kanë përfituar transaksione nga Buxheti i Shtetit në vlerë 1 MILIARD LEKË PA TVSH.


Kush është çifti Rizaj? Oligarkët më të pasur në vend kanë ngrënë 12 MILIARD LEKË nga paratë tona

TRUSTI i Oligarkëve të Shëndetësisë| MILIARDA € për OES DISTRIMED, si u bë SHKRUMB E HI tenderi sekret

+160 MLN për Skënder Lufin, oligarkun e “Grupit të Hienave”! Si i vjel shqiptarët me Allajbeun e shokë?!

Oligarkët e Shëndetësisë Ping-Pong me paratë e Shqiptarëve! SKËNDER LUFI përfiton 200 MILION të tjera


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit