“O me VLEN-in o vet, nuk ka opsion të tretë”! ASH-ja e Taravarit vendosë nesër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.04.2025, 20:59

Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari nesër në Kryesinë Qendrore do të vendosë nëse do mbetet me VLEN-in apo do të del e vetme në zgjedhjet lokale.

Kryetari ASH-së Arben Taravari tha se do të dëgjoj anëtarët e kryesisë dhe kryetarëve të degëve për të marrë një vendim përfundimtar.

Ai beson se në disa komuna ASH mund të korrë rezultate të mira, si në Gostivar, Vrapçisht, Bogovinë, Tearcë, Saraj, Likovë dhe Dibër.

“Kemi dy opsione: njëra është që së bashku me VLEN-in të dalim në zgjedhjet lokale ose e dyta është që ASH do të del e vetme në zgjedhje.

Mendojmë se edhe vetë me dal në disa komuna me ndihmën e disa partive të partnerëve të koalicionit mund të bëjmë rezultat të mirë dhe të shkojmë në raundin e dytë por edhe të fitojmë”, tha Taravari.

Taravari, kur i përmend partnerët e koalicionit jashtë VLEN-it i referohet VMRO-DPMNE-së dhe Partisë Demokratike Turke, por ai e përjashton mundësinë për një bashkëpunim me BDI-në e Ali Ahmetit.

I pyetur për deklaratën e Bilall Kasamit tha se ai që ndahet nga grupi e ha ujku, Taravari me përgjigje: “Për Bilall Kasamin nuk do të doja të komentoja, ai është qëndrimi i tij. Mendoj se ai ngutet kur jep deklarata, por është puna e tij. Nesër kemi mbledhje të Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët dhe do të vendosim se si do të vazhdojmë më tej”, deklaroi Taravari

Mbrëmjen e së dielës liderët e koalicionit VLEN u takuan për herë të katër brenda javës në kërkim të një zgjidhjeje se si të dalin në zgjedhje lokale.

Debati në VLEN për këtë çështje ka nisur që kur nisën të bëhen kalkulimet për lokalet. Të gjithë kryetarët ishin që të dalin me kandidatë për kryetar dhe lista të përbashkëta për këshilltarë, përveç Taravarit, i cili kërkon që të dalin me lista të veçuara për këshilltarët komunalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit