Mexhiti: Do të flas me Mickoskin, Taravari nuk e ka vendin në këtë qeveri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.04.2025, 19:28

Zv. kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, sot ka komentuar situatën aktuale brenda koalicionit VLEN, duke theksuar se Taravari duhet të jetë i sinqertë me anëtarësinë dhe të pranojë publikisht që po bashkëpunon me BDI-në.

“Taravari u largua nga BDI kur kjo parti nuk ishte në listat e zeza, ndërkohë që tani gjysma e funksionarëve të BDI-së janë nën hetime. Është e qartë se ai po afrohet sërish me të njëjtën parti që tashmë është e zhveshur nga çdo vlerë morale dhe institucionale. Taravari duhet ta thotë të vërtetën për këtë bashkëpunim dhe të mos fshehë qëllimet e tij për të kaluar me BDI-në”, tha Mexhiti për “Sitel”.

Ai shtoi se mendimi i tij është se Taravari nuk ka vend në këtë qeveri, dhe këtë ai do ia komunikon edhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

Mexhiti theksoi se më e moralshme për Taravarin do të ishte ta braktisë qeverinë dhe të reflektojë për hapat që ka ndërmarrë.

I pyetur nëse koalicioni “VLEN” është para shpërbërjes, ai u përgjigj qartë se ka disa procese, por koalicioni është stabil.

“VLEN nuk po shpërbëhet. Ne jemi bashkuar rreth një ideje, për të sjellë pluralizëm dhe demokraci në kampusin shqiptar, luftë kundër korrupsionit dhe ende qëndrojmë në këtë, përveç zotit Taravari i cili për arsye individuale dhe partiake, doli në sipërfaqe që ka bashkëpunuar për një periudhë të gjatë prej disa muajsh me Bashkimin Demokratik për Integrim”, theksoi Mexhiti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit