Venko Kërstevski zgjidhet u.d kryetar i Komunës së Koçanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.04.2025, 15:27

Me 9 vota për dhe një abstenim, në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Koçanit, këshilltari i pavarur Venko Kërstevski u zgjodh ushtrues detyre kryetar i komunës.

Votimi u zhvillua në dy raunde, në të dy rezultati ishte identik, Krstevski mori 9 vota “për”, ndërsa kundërshtari i tij nga OBRM-PDUKM-së, Goce Markovski mori 8 vota “për”.

Pas votimit, këshilltarët i thanë Krstevskit të mbajë kokën lart, ndërsa ai theksoi se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike dhe mbi të gjitha me të gjithë qytetarët.

Kërstevski zgjidhet ushtrues detyre kryetar i Komunës së Koçanit, pasi Ljupço Papazov u arrestua pas tragjedisë në klubin “Pulse”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit