Një grup prej 18 turistësh shqiptarë, që udhëtuan drejt Polonisë me një guidë të organizuar nga agjencia turistike ATHS, kanë mbetur të zhgënjyer. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, udhëtarëve nuk iu dha mundësia të hynin në ish-Kampin Nazist të Përqendrimit në Auschwitz, pavarësisht se kishin paguar paraprakisht për këtë vizitë.
Ata pretendojnë se agjencia i kishte informuar se vizita në muze ishte një aktivitet opsional, por një pjesë e mirë e grupit kishte zgjedhur ta përfshinte në paketë dhe kishte paguar 40 euro për person. Kur mbërritën në vend, atyre nuk iu lejua hyrja, duke bërë që shumë prej tyre të ndihen të mashtruar dhe të pakënaqur nga menaxhimi i udhëtimit.
“Kishim ardhur enkas për këtë pjesë të itinerarit, pasi Auschwitz ka një rëndësi të veçantë historike. Të na mbetet dera mbyllur, është e pafalshme”, shprehet një nga turistët e prekur.
Grupi kërkon tashmë një përgjigje zyrtare dhe kompensim nga ATHS për mungesën e shërbimit të premtuar. Ndërkohë, agjencia nuk ka reaguar ende publikisht për situatën. Ky incident ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si menaxhohen paketat turistike dhe transparencën që agjencitë duhet të tregojnë ndaj klientëve të tyre
Polonisë me një guidë të organizuar nga agjencia turistike ATHS, kanë mbetur të zhgënjyer. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, udhëtarëve nuk iu dha mundësia të hynin në ish-Kampin Nazist të Përqendrimit në Auschwitz, pavarësisht se kishin paguar paraprakisht për… pic.twitter.com/weSeVSj0o0
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 22, 2025