Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.04.2025, 20:07
Një shtetase shqiptare që jeton prej vitesh në Itali ka ngritur shqetësimin për një parregullsi serioze në procesin e votimit për shqiptarët në diasporë. Ajo ka deklaruar se ka marrë sot zarfin që u dërgohet shqiptarëve jashtë vendit për të ushtruar të drejtën e votës, por në mënyrë të çuditshme dhe të papranueshme, zarfit i mungonte një element thelbësor: FLETA E VOTIMIT!
Sipas dëshmisë së zonjës, e cila ka ndjekur të gjitha procedurat e kërkuara për të marrë pjesë në votime, zarfi përmbante vetëm dokumentet shoqëruese, por jo fletën që i mundëson votimin real. Ky incident ngre pikëpyetje të mëdha mbi transparencën dhe korrektësinë e procesit të votimit për shqiptarët jashtë vendit.
Rasti i zonjës është vetëm një shembull i një problemi që mund të jetë më i përhapur sesa mendohet. Organizatat që monitorojnë procesin zgjedhor dhe autoritetet përkatëse duhet të reagojnë për të qartësuar nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo për një problem sistematik që rrezikon të cenojë të drejtën e votës për mijëra shqiptarë në diasporë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR