E trishtë: Një vajzë 15-vjeçare hidhet nga pallati në Lushnje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.02.2025, 16:31

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjes ditën e sotme.

Sipas raportimeve të para, një vajzë 15-vjeçare është hedhur nga një pallat në zonën pranë Bashkisë, në qendër të qytetit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi ekstrem, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.

Nuk ka ende informacion mbi rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë, por mësohet se fatkeqësisht e reja ka humbur jetën. Ngjarja ka shkaktuar tronditje tek banorët e zonës, ndërsa priten më shumë detaje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit