“Çudirat” e Bashkisë Kuçovë në prag fushate, Kreshnik Hajdari angazhon 9 punëtorë për të vendosur një kapak pusete shtrembër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.04.2023, 09:39

Jemi në prag fushate, dhe kryebashkiakët kanë ndezur motorët që punët që nuk kanë bërë në kaq vitet pushtet, t'i kryejnë pak ditë para zgjedhjeve në mënyrë që të sigurojnë përsëri votat për kryetar bashkie. Disa kryetarë shpërndajnë pako me ushqime, disa të tjerë mbjellin pemë, ca të tjerë bëhen kuzhinierë, teksa kryetari i Bashkisë Kuçovë nuk ka dalë vetë në terren për të fituar përsëri zemrat e qytetarëve për të marrë votën, por ka zgjedhur një mënyrë tjetër.

Për të treguar që ai punon për qytetin, kryetari i Bashkisë në fjalë, ka angazhuar 9 punëtorë për të vendosur një pusetë në një rrugë të fshatit Perondi. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga një banor i fshatit në fjalë, punëtorët të cilët paguhen nga taksat e të gjithë banorëve, po vendosin një kapak pusete shtrembër. Pra janë 9 punëtorë të mirëmbajtjes, që do paguhen, ndonëse dy duken që po punojnë, ndërsa 7 të tjerët shohin.

Qytetari:

Përshëndetje JOQ. Për të vendosur një kapak pusete shtrembër në një rrugë të fshatit Perondi bashkia e Kuçovës paguan 9 ( nëntë) punëtor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit