Pak ditë më parë, kreu i SPAK Arben Kraja deklaroi para deputetëve të Kuvendit se korrupsioni në vend është i shtrirë në të gjitha fushat… Ironike apo jo? Kreu i institucionit të financuar nga SPAK që flet para hajdutëve ta ndihmojnë të luftojnë korrupsionin…
Ai theksoi ndër të tjera, se në mënyrë që kjo të luftohet, duhet një punë e madhe nga të gjitha strukturat e shoqërisë shqiptare. Kraja tha se SPAK i ka kushtuar një vëmendje të veçantë luftës ndaj këtij fenomeni.
Kreu i SPAK kërkoi po ashtu që të forcohet siguria dhe pavarësia e SPAK-ut dhe nuk dha një përgjigje para gazetarëve mbi çështjet që janë ende pjesë e hetimit që kanë zgjatur ndër vite.