Vrasja e palestinezes në Tiranë, e ëma denoncon shantazhin për një video intime

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 07.03.2025, 13:56

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për vrasjen tragjike të palestinezes Rayyan Alwan, nga i ati, Fadi Alwan, në Tiranë.

Hetuesit në Gjermani, në përgjigje të kërkesës së informacionit për autoritetet shqiptare, kanë thënë se mes shkaqeve të vrasjes së 24-vjeçares dyshohet se është një shantazh ndaj familjes për ekzistencën e një video ku vajza e tyre shfaqej nudo.

Në datën 26 Shkurt, 1 ditë para se vajza e saj 24-vjeçare të gjendej e pajetë në një shtëpinë me qira në Tiranë, nëna e Alwan ka bërë një kallëzim penal për zhvatje në Gjermani për videon.

Sipas nënës së Rayyan, prej Dhjetorit 2024, ajo i kishte dhënë disa herë vajzës para për të paguar kërcënuesit që zotëronin videon, të cilat e ndjera i ka dërguar përmes kompanive të transfertave, për të plotësuar kërkesat e tyre.

Megjithatë, në kallëzim, nëna e Rayyan nuk përjashton mundësinë që pas shantazhuesit të qëndronte në të vërtetë vetë vajza e saj.

Sipas saj, më 19 Shkurt 2025Rayyan kishte fluturuar në Shqipëri së bashku me të atin Fadi Alwan, i cili nuk jeton me nënën e saj.

Aty dyshohet se vajza i tregoi babait videon dhe nëna pretendoi se kishte lindur “një mosmarrëveshje” mes babait dhe vajzës.

Por në një tjetër kallëzim që ka bërë Rayyan Alwan më 3 Janar 2024, ka pretenduar se familja e saj, nëna, babai dhe dy vëllezërit, e kërcënonin me vdekje prej disa kohësh për shkak të dëshirës së saj për një jetë të lirë dhe perëndimore.

Ajo gjithashtu në denoncim në atë kohë, u tha autoriteteve gjermane se ishte e divorcuar prej tre vitesh dhe se ish-bashkëshorti dhe fëmijët supozohet të jetojnë në Liban.

Hetimet për tragjedinë vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit