Grupit të kokainës në Divjakë i kapen armë, municione e dhjetra doza droge

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 07.03.2025, 15:09

Tre persona janë arrestuar si pasojë e një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Divjakë nga policia e Fierit, ku u arrestuan tre persona dhe u sekuestruan disa amë zjarri, 1 armë sportive, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga trafiku i drogës.

Mes të arrestuarve janë Arnold Prifti, Maringlen Prifti dhe Olsi Lala, ndërsa 10 shtetas të tjerë janë shoqëruar prej dyshimeve për pjesëmarrje në këtë grup.

Policia tha se vëllezërit Arnold dhe Maringlen Prifti, dyshohet se janë krerët e grupit të trafikut.

Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal kanë zgjatur 6 muaj. Gjatë kontrolleve të bëra në një godinë të pabanuar u gjetën droga armët e pajisjet që shërbejnë për shpërndarjes së kokainës në zona të ndryshme të Divjakës, Fierit e Lushnjes.

Hetimet vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit