Banorë të fermave të Maliqit denoncuan sot ndotjen e rëndë të kanalit ujitës të qindra hektarë toka në zonën e Maliqit dhe Zvirina Sovjan me mbetjet e baxhove të djathit në Vreshtas.
Në pamje shihet kanali i rëndësishëm ujor i mbuluar nga një shtresë e trashë mbetjeje që vështirëson ujitjen e tokave, teksa banorët pretendojnë se ky është shkaku i sëmundjeve të kulturave të tyre bujqësore.
Vendasit thonë se baxho gjigante e Nizhavecit në Vreshtas nuk merr asnjë masë të caktuar për trajtimin e mbetjeve të procesit, duke dëmtuar shëndetin e kulturave në tokat e gjera që furnizohen nga kanali, uji i të cilit është kthyer tashmë në një ngjyrë jeshile të trashë.
Baxhoja e djathit kryen një proces industrial që shoqërohet me prodhimin e një sasie të konsiderueshme lëngjesh dhe mbetjeve organike, të cilat nëse nuk trajtohen ose depozitohen siç duhet, mund të shkaktojnë ndotje të ujërave dhe mjedisit përreth. Në rastin konkret të Nizhavecit dhe Vreshtas, mbetjet e këtij procesi janë derdhur në mënyrë të papërgjegjshme në sistemin e kanalizimeve, duke çuar në ndotjen e kanalit ujitës të tokave të rëndësishme bujqësore.
Duke kërkuar veprim nga zyrtarët e bujqësisë, denoncuesit shkruajnë në mesazh:
“Prsh joq, doja t’i tregoja ketyre Ministrave te buqesise se me cfar uji vaditet fusha e bashkise Maliq, me hirë nga baxhot dhe ky eshte nje faktor kryesor i smundjeve ne te mbjellat e kesaj zone, Zona Vreshtas Zvirine Sovjan. Baxhot e djathit dhe e hedhin hiren ne kete lum, por nga ky lum vaditen shum toka mbi 300 hektare, baxho e fshatit Nizhavec, Vreshtas vec nje eshte por esht shum e madhe”
Kanalet ujitëse janë jetike për bujqësinë, sidomos në rajonin e Maliqit dhe Zvirinës Sovjan, ku toka është e pasur dhe klima e përshtatshme për rritjen e kulturave të ndryshme.
Një nga pasojat më të dukshme është ndikimi në biodiversitetin e rajonit pasi kanalet dhe lumenjtë që kalojnë përmes këtyre zonave janë gjithashtu strehë për shumë specie të florës dhe faunës, dhe ndotja ka dëmtuar ekosistemin e brishtë që ekziston aty.