U mbushën plot 2 vite, që nga koha kur JOQ ALBANIA u shpall armik zyrtar i qeverisë së Rilindjes, për shkak se ato ditë po qëndronte në krah të popullit dhe po prishte interesat e pushtetarëve në kohën që tërmeti tronditi shqiptarët dhe shumë familje mbetën pa një çati mbi kokë.
Por si qëndron kronologjia e ngjarjeve?
28 Nëntor 2019, ora 11:19 – Paralajmërimi i Mediave nga kryeministri Rama.
I gjendur në një situatë që nuk po menaxhonte dot situatën e shkaktuar nga tërmeti katastrofik, kryeministri Rama gjen kohën të paralajmërojë mediat. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ai do të ndërhynte forcërisht për të mbyllur mediat deri në fund të situatës së tërmetit.
28 nëntor 2019 – (pak orë pas postimit të Ramës) – Sulmi ndaj JOQ ALBANIA.
Armata e kryeministrit Rama, pak orë pas postimit paralajmërues, sulet në faqen e JOQ ALBANIA dhe kapet me disa postime, që gjenden si justifikim, për të shpallur armik dhe për t’i mbyllur gojën një mediaje që po merreshe me çdo problematikë të shkaktuar nga tërmeti.
28 Nëntor 2019 ora 18:00 – Shpallja në kërkim e dy administratorëve të JOQ ALBANIA.
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi, del në një deklaratë për shtyp dhe shpall në kërkim dy administratorët e JOQ ALBANIA me akuzën e publikimit të lajmeve të rreme, ndërkohë që JOQ kishte mbledhur më shumë se 100 mijë dollarë për familjet në nevojë.
29 Nëntor 2019 – Mbyllet domain i JOQ ALBANIA
Pas mësymjes së policisë së shtetit në JOQ ALBANIA, herë me profile reale dhe herë me profile vajzash, siç ishte efektivja Landa me ‘account’ fake, AKEP urdhëron mbylljen e domainit. Kjo shënoi edhe luftën e hapur të Rilindjes ndaj një mediaje që po qëndronte bashkë me qytetarët që gjendeshin në vështirësi.
Faqja u mbyll në bazë të ligjit të "Lojërave të Fatit". Një skandal i vërtetë!
E teksa puna e stafit vazhdon, madje me më shumë përkushtim, një pjesë e madhe në Shqipëri, por jo vetëm. nuk e kupton ende, çfarë ka sjellë mbyllja e domainit, pa një vendim Gjykate. Ilir Zela, ish-drejtues i AKEP, por edhe Tomi Frashëri, drejtuesi aktual i AKEP-it, që e cilëson JOQ ALBANIA-n si një ‘lojë fati’, nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi për këtë, që më së shumti është në dëm të qytetarëve.
Prandaj, që prej fillimit, por sot edhe më shumë, JOQ kërkon që përgjegjësit të përgjigjen atje ku e meritojnë. Gjithashtu, JOQ ALBANIA, bën thirrje për një protestë paqësore, ditën e enjte, më datë 2 Dhjetor, përballë Parlamentit Shqiptar, aty ku mblidhen ata që urdhërojnë çdo cënim për qytetarët shqiptarë. JOQ ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, pasi ky është misioni jonë. Më 2 Dhjetor mbështetja për ne janë populli i thjeshtë, ata që trokasin dhe marrin zgjidhje nga puna e palodhur e stafit të kësaj mediaje.