JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Veliaj tabelë qitjeje, ‘e godet’ ku të duash! SPAK i verbër. 41 MLD për Çim Fushën e Fiqo Allmuçën
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14/07/2021 20:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse vrisni mendjen se pse SPAK nuk ka nisur ende hetimet ndaj tenderave abuzues të Bashkisë Tiranë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj pas shpalosjes nga JOQ e letrave në tavolinë të shkeljeve të tij dhe të gjithë tenderave të interpretuar, është për faktin e thjeshtë sepse nëse ndaj tij do të hapej një hetim mbi shpërdorimin e parave të popullit, nuk do kishte Edi Ramë që e nxirrte nga burgu... e këtu flasim gjithnjë në një univers paralel ë... të keni parasysh që diçka e tillë nuk ndodh sepse drejtësia nuk funksionon, gjithçka është një shfaqje e ulët në sy të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, shtetit i pëlqen të japë shfaqje me cironkat e qeverisë si kryebashkiaku i Lushnjes për një 25 Milion Lekësh, apo për ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme që i bënë kurban, por jo për qindra miliarda para të shpërndara oligarkëve të rrethit të ngushtë të Veliajt, sepse kur vjen puna këtu të gjithë bëjnë një sy qorr se bëhet fjala për atë, "shefin e vogël".

Në disa artikuj tanë të disa ditëve më parë, gazetarët e JOQ, hulumtues të procedurave të prokurimit publik publikuan faktet e shumicës së tenderave abuzues të Veliajt, nga më i madhi e deri tek më i vogli, duke e bërë kryebashkiakun "mish për top", gjithnjë "në përputhje" me paralajmërimet e Ramës i cili u shpreh se të gjitha procedurat me Negocim pa Shpallje do të hetoheshin... e rezulton që Veliaj ishte i zhytur shumë thellë në këto punë, aq thellë sa u bë subjekt i përgjimeve të Ndranghettas italiane për afera korruptive me prokurimet publike.

Klientët e preferuar të kryebashkiakut tonë, nuk lodhen me burokraci të mërzitshme e të stërgjatura tenderash, por ata kanë disa benefite që nuk i gëzojnë kompanitë e vogla pjesëmarrëse në procedurat e tenderimeve publike, si për shembull konkurrenca mes operatorëve të tjerë. Të tillë janë ata që u jepet haraçi i zhvatjes së Buxhetit të Shtetit, të ashtuquajturit oligarkë, garojnë me veten dhe dalin fitues me shkelje të ligjit duke thyer konkurrencën në prokurimet publike.

Janë 207 operatorë ekonomikë që kanë fituar 433 tendera si operatorë të vetëm në garë, me një përafërsi prej 2 tenderash secili. Fondi Limit i këtyre tenderave në shkelje të bashkisë Tiranë për mungesë konkurrence është 48 Miliard Lekë dhe shifra e tenderave të shpallur me fitues 46 Miliard. Në këtë listë, me mbi 100 Milionë Lekë, kryeson padyshim Shkëlqim Fusha me 3 tendera të fituar. Në 4 tendera me mbi 100 Milionë Lekë fitues i Operator i Vetëm në Garë, në 3 kryeson Fusha me 1 në bashkëpunim dhe 2 si fitues i vetëm, e fitues i një tenderi me vlerë 1.6 Miliard, W.Center SHPK. Totali i 14 tenderave ëshë 14 Miliard Lekë pa TVSH, ku 12.4 MLD i ka fituar vetëm FUSHA.

  1. Në bashkëpunim me Fiqiri Allmuçën e Pastrime Silvio, për “Menaxhimi dhe Mirëmbajtja e Sheshit Skënderbej” me vlerë 1.3 Miliard Lekë pa TVSH
  2. “Shtesë Kontrate për objektin “Rikualifikimi Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e II-të 1.9 Miliard Lekë pa TVSH i vetëm
  3. Rikualifikimi Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e II-të 9.7 Miliard fitues i vetëm

Bledar Shemaj i W.Center SHPK është një prej kontraktuesve më të mëdhenj të kësaj bashkie që nuk ka dalë po aq haptazi sa oligarkët e tjerë, por fitues i 4.6 Miliard Lekëve për 20 tendera në rang lokal si kompani e vetme, pas llogaritur bashkëpunimet.

Ai është i përfshirë në këtë listë për tenderin e shumëpërfolur të UKT për kimikate me vlerë 1.6 Miliard, i shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence.

Në tabelën e mëposhtme do të mund të shikoni, të gjithë kontraktuesit të cilët kanë fituar mbi 50% të vlerës të tenderave të fituar në total si operator i vetëm në garë në rang të qeverisjes lokale

Qytetarët e Tiranës nuk kanë asgjë personale ndaj Erion Veliajt, ata e falin edhe kur i zhvat me taksa e kur këto të fundit ua jep oligarkëve peshqesh, edhe kur i vijnë minimumi dy gjoba në xham gjatë ditës edhe kur parkojnë në lagje, edhe kur i ngre çmimin e ujit, edhe kur u bombardon televizorin me kronika të gatshme... por ajo çfarë qytetarët nuk ia falin është mjerimi në çdo cep të Tiranës, ku policët bashkiakë kanë nisur të lëshojnë dorën edhe ndaj pleqve për ta shitur imazhin e Tiranës si kryeqyteti ideal, e ku anash makinave luksoze të oligarkëve të Veliajt, shtrijnë dorën poshtë xhamit, fëmijët lypës të kryeqytetit. “Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi!”


Abuzimi i Erion Veliajt me paratë e popullit! Miliardat e tenderave që ua ka shpërndarë oligarkëve

“Alo, Alo SPAK?!” Bashkia Tiranë 3.3 MLD Lekë tendera me Negocim Pa Njoftim! Kur do e burgosni Veliajn?!

13 OLIGARKËT MË TË FUQISHËM TË TIRANËS/ Shifrat e frikshme të miliardave që ka marrë secili nga Bashkia

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.