JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Alo, Alo SPAK?!” Bashkia Tiranë 3.3 MLD Lekë tendera me Negocim Pa Njoftim! Kur do e burgosni Veliajn?!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09/07/2021 15:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme kryeministri Rama në një dalje për mediat bëri shembull arrestimin e “peshkut të vogël” Fatos Tushes duke e lënë në mëshirë të fatit dhe duke u distancuar nga vartësi i tij që i kishte besuar Lushnjen, duke e shkarkuar nga posti i kryebashkiakut dhe duke e përjashtuar nga PS. Megjithëse të gjithë e dimë që Tushe, i cili u bë kokë turku nga qeveria për 25 Milion Lekë, nuk është rasti i vetëm i abuzimit me paratë e bashkisë dhe korrupsionit me tenderat publikë, e për më tepër për një bashki të vogël si Lushnja. Tani kthejmë sytë nga Tirana!

“Çdo procedurë me negocim pa shpallje, do hetohet. PS nuk do të bëhet zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por do t’i shërbejë Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Kush luan me taksat, kush fut duart në xhepat e shqiptarëve, është thjesht i vetëm me avokatin e vet personal përballë drejtësisë.”-u shpreh Rama sot para mediave, me demek se ia ka borxh popullit, kur në fakt të gjithë kryebashkiakët e tij me në krye lalin zhvasin paratë e shqiptarëve aq sa dalin edhe në përgjimet e Ndranghettas.

Nëse Arben Krajës nuk i janë dukur indicie e mjaftueshme përgjimet për kryebashkiakun e Tiranës me mafian italiane në lidhje me pazaret 20%-ëshe të tenderave, atëherë në këtë artikull ka prova të mjaftueshme për të nisur një hetim për abuzuesin e taksave të shqiptarëve, me bekimin e Ramës. Meqenëse ne si redaksi kemi si detyrë të hulumtojmë dhe interpretojmë tenderat publikë në mënyrë që t’ua bëjmë shqiptarëve më të thjeshtë të kuptojnë se kujt i futen në xhep paratë e tyre, pra le t’i hedhim një sy tenderave që ka dhënë Veliaj si kryetar bashkie të llojit me Negocim pa Njoftim.

Rezulton se kjo vlerë kap shifrën e 3.3 Miliard Lekëve, për 15 operatorë ekonomikë që kanë fituar 20 tendera në total me një Fond Limit të caktuar. Kjo lloj procedure publike lë të nënkuptohet se bëhet me fjalë goje, midis operatorit ekonomik dhe autoritetit prokurues. Në këtë procedurë, nuk bëhet shpallja e tenderit në mënyrë që të marrin pjesë edhe operatorë të tjerë e të respektohet konkurrenca, kjo lloj mënyre i siguron oligarkëve të Tiranës të marrin para pa burokraci të lodhshme.

Në këtë liste me 20 tendera shohim se ka edhe nga ata operatorë ekonomikë fitues të 2 tenderave me para në dorë. Përmendim këtu KORSEL shpk të Maksim Fejzulla me 2 tendera me fund limit 497 Milion dhe 336 Milion për shërbime pastrimi të Tiranës. Në listë përfshihet gjithashtu edhe Pastrime Silvio e Fiqiri Allmuçës një prej oligarkëve më të mëdhenj të Tiranës në fushën e pastrimit, përfitues të shumë tenderave në kryeqytet nga Veliaj. Në këtë listë ai ka fituar dy tendera me vlerë 334 dhe 116 Milionë Lekë pa TVSH. Në listë përfshihet edhe Argent Daci me 2 tendera për blerje produktesh ushqimore me 86 plus 36 Milion të tjera. ZICO sha i Trifon Muratajt, dy tendera për shërbime pastrimi dhe blerje artikuj ushqimore, 73 dhe 33 Milion Lekë pa TVSH. Gentian Horieti, 2 tendera me vlerë 7 milion dhe 22 milion për blerje veshje speciale pune.

Lista e tenderave e përfituesve me vlera përkatëse

Eurolab International Group i drejtuar nga Dritan Bellaj ka fituar në tender të majmë me fond limit 624 Milionë Lekë pa TVSH. Ndërsa bashkimi i kompanive të Gjicit, Fatbardh Breçanit, Ilir Hoxhallarit e Fatos Malajt kanë i kanë dhënë një tender me vlerë gati 1 Miliard Lekë me institucion prokurues UKT për ruajtje me roje dhe shoqërimi i vlerave monetare për UKT sh.a.

Rogat Security i Begator Manes, fitues i një tenderi të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit me Fond Limit 89 milionë lekë. Captain DIN një dyqan tatuazhesh fitues në një tender me fond Limit 42 Milion, për maska e dezinfektantë në kopshte e çerdhe, lajm i cili është pasqyruar nga JOQ.

ALBANIAN DIGITAL PRINTING SOLUTIONS & SERVICES SHPK e një shoqërie anonime greke me administrator Elvis Sulën i është dhënë tenderi i UKT me fond limit 47 Milionë Lekë. MARE SERVICES SHPK të Ermal Bushit i është dhënë 140 Milionë për blerje pajisje mbrojtëse për stafin e Bashkisë Tiranë në kuadër të masave mbrojtëse ndaj infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Akademia Shëndetit Publik LABYRINTH i Afërdita Balës i është dhënë 25 Milion për Blerje preparate dezinfektimi DDD. Flaer i Raelf Shanit dhe Kozeta Çanit 24 Milionë për Shërbim Dezinfektim me të tretë.

Ngushtohet laku i Veliajt, 161 MLD oligarkëve të rrethit të tij!

Raporti i Open Procurement tregon se diferenca në tenderat publike të bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj, midis Fondit Limit dhe Ofertës Ekonomike, është mbi -161 Miliard Lekë, gjë që do të thotë shpërdorim të parave publike, minus i Buxhetit të Pushtetit Lokal që fryhet me paratë e popullit dhe shpërndarje të tyre nëpër xhepat e oligarkëve të Tiranës.

Kjo diferencë e thënë më thjesht, është buxheti maksimal që vendoset për një tender, dhe oferta ekonomike e kompanisë fituese. Në këtë rast, Fondi Limit është tejkaluar duke çuar në abuzim me paratë publike e dhënie të tyre në klientë të caktuar. Shumë prej këtyre procedurave publike zbardhen dhe shpjegohen nga redaksia e JOQ Albania. Po ju rikujtojmë disa emra të kontraktorëve më të mëdhenj e më të shpeshtë të bashkisë Tiranë që kanë përfituar miliarda, ndër to Shkëlqim Fusha, Pëllumb Salillari, Paqsor Buzi, Fiqiri Allmuça, Arbër Abazi, Faik Curri, Xhavit Ismaili, Ramë Geci, Shpëtim Cinga, etj.


13 OLIGARKËT MË TË FUQISHËM TË TIRANËS/ Shifrat e frikshme të miliardave që ka marrë secili nga Bashkia

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.