JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Abuzimi i Erion Veliajt me paratë e popullit! Miliardat e tenderave që ua ka shpërndarë oligarkëve
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/07/2021 19:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse do të fokusoheshim tek kategoritë e tenderave me Flamur të KUQ, sipas artikullit tonë të mëparshëm do të shihnim se është bashkia Tiranë ajo që ka numrin më të lartë të tyre me një dëm në Buxhetin e Shtetit -161 Miliardë Lek si pasojë e diferencës së Fondit Limit dhe Ofertës fituese.

Tenderat REDFLAG klasifikohen në bazë të disa kritereve që janë:

  1. Mungesë Konkurrence
  2. Mungesë Gare, Negocim i Drejtpërdrejtë
  3. Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit
  4. Anulim i tenderit më shumë se dy herë
  5. Pamundësi kohore për përgatitjen e një oferte
  6. Shtesë kontrate pa përfunduar ende faza e parë e kontratës

Janë 433 tendera nga kjo bashki që janë dhënë me Mungesë Konkurrence. Ndër to, disa prej tenderave me vlerë më të lartë, njëri prej tyre me objekt “Shërbim mirëmbajtje dhe furnizim me solucion për tunelet e dezinfektimit” me vlerë 248 Milionë Lekë pa TVSH që i është dhënë FROZER të Pëllumb Gjokës. 455 Milionë Lekë për “Kënde lojrash të personalizuara me imazhe të Qytetit të Tiranës” për GAC shpk të Klodian Alimadhit, dhe 1.6 Miliard Lekë nga institucion prokurues UKT për blerje kimikatesh për W.Center shpk, Bledar Shemaj.

Këtë radhë do të marrim në analizë të gjithë tenderat që kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka dhënë klientëve të tij me njërën nga mënyrat e përmendura më lart, në shkelje. Nëse do të shikonim se kujt ia ka dhënë 84 tendera me Mungesë Gare, Negocim i Drejtpërdrejtë, më i fundit i është dhënë Maksim Fejzullas të KORSEL shpk me Fond Limit 336 Milion Lekë për pastrimin e Tiranës. I parafundit i është dhënë po ashtu Shkëlqim Fushës me FL 459 Milionë.

358 tendera janë dhënë me shkelje nën REDFLAG e cilësuar si: Skualifikim i të gjithë Operatorëve Konkurrues përveç fituesit. Ndër to 587 Milionë Lekë për Gentian Horietin për “Blerje materiale bojaxhiu”. 456 Milion për Fatbardh Breçanin e BREÇANi shpk për ruajtjen e parave të UKT. 700 Milionë Lekë para publike Ervis Smakajt për “Informatizimi i proceseve operacionale te shoqërisë Tirana DC sha, implementimi i infrastrukturës mbështetëse si dhe mirëmbajtja e tyre”.

Anulimi i Tenderit dy herë është zbatuar në 11 procedura prokurimi Publik të Bashkisë Tiranë, dy më të kripurat “Rehabilitimi i fasadës së pallatit te kryqëzimi i rrugës së Dibrës me Unazën e Vogël’’ me fitues bashkimin e kompanive Everest shpk – Klajger Konstruksion Shpk – Alko Impex General Konstruksion me vlerë 233 Milionë Lekë, të Sokol Çupit, Sadik Lumit dhe Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazit dhe tenderin me objekt “Rikonstruksion i rrugës ”Besnik Hidri” me fitues LIQENI VII SHA të Ramazan Kalisë, zotërues të një koncesioni.

Me REDFLAG Shtesë Kontrate pa përfunduar ende faza e parë është aplikuar në 19 tendera, ku mes tyre kemi zgjedhur të pasqyrojmë disa me vlerën më të kripur. Ndër klientët e bashkisë që ka përfituar 386 Milionë + 308 Milion është Shkëlqim Fusha në bashkëpunim me Rrok Gjokën në tenderin e parë për ndërtim shkolle dhe me Asllan Hastoçin për ndërtimin e një tjetër shkolle. Lidhur Kontrata + Shtesë ka përfituar edhe kompania ANK shpk e Agim Kolës për rikualifikim rrugësh.

Pamundësi kohore për përgatitjen e një oferte, 2 tendera të Bashkisë Tiranë me objekt “Blerje Puseta Plastike” dhe “Blerje Dru Zjarri”, 66 dhe 51 Milion Lekë pa TVSH i kanë shkuar START CO të Shupo Qëndros dhe Alcani Shpk të Shaqir Alcanit.


“Alo, Alo SPAK?!” Bashkia Tiranë 3.3 MLD Lekë tendera me Negocim Pa Njoftim! Kur do e burgosni Veliajn?!

13 OLIGARKËT MË TË FUQISHËM TË TIRANËS/ Shifrat e frikshme të miliardave që ka marrë secili nga Bashkia

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.