Kush është Ilir Shehu? Oligarku i Shëndetësisë u shiste shqiptarëve ilaçe të skaduara, kur duhej t’i kishin falas

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2021, 21:23

Siç është bërë e ditur tashmë nga denoncimet publike dhe investigimet e redaksisë së JOQ ALBANIA me procedurat e tenderimeve publike, nëse nuk hyn në listën e “problematikëve me ligjin” nuk je i denjë të fitosh para nga Buxheti i Shtetit. Rasti që do të trajtojmë sot është me të vërtetë një nga më të rëndët, pasi bën fjalë për talljen që u bëhet shqiptarëve ashiqare me vetë paratë e tyre, jo vetëm kaq, por duke rrezikur seriozisht shëndetin e tyre.

Tenderi që do të analizojmë sot ka vlerën e 360 MILIONË LEKËVE, që i është dhënë në shkelje Ilir Shehut, pronarit të kompanisë MEDICAMENTA. Tenderi është fituar me Procedurë të Hapur, ku kompania nuk ka patur asnjë konkurrent dhe sasia marramendëse e parave për blerje bari i është dhënë në dorë nga Enkel Joti i QSUT.

Por kush është Ilir Shehu dhe cila është biografia e tij e llumosur në fushën e Shëndetësisë?

Ai rezulton si pronar me 40% të aksioneve të MEDICAMENTAS dhe 100% të kompanisë tjetër të tij MEGA STORE, përfituese gjithashtu në tenderat e shëndetësisë dhe qeverisë lokale. 60% e aksioneve të MEDICAMENTAS janë në pronësi të "Farmacia Celesia" srl, një kompani fantazmë, me asnjë përfaqësues fizik, teksa nuk dihet kush e ka në pronësi. Por para se të kalojmë tek analizimi i kompanive të Shehut, do të flasim fillimisht për figurën e tij në fushën e barnave.

Pak vite më parë Shehut i doli emri si i përfshirë në një skemë të fëlliqur mashtrimi me barna, ku ishte implikuar dhe një farmacist i QSUT. Skema ishte e tillë, farmacisti merrte barna nga farmacia e shtetit, e cila supozohej se ua ofronte falas pacientëve, dhe këtyre të fundit u thoshte se kishte mungesë të tyre por mund t’ua gjente kundrejt pagesës. Gjithashtu infermieri zëvendësonte barnat e farmacisë shtetërore me barnat e skaduar të kompanive të oligarkëve dhe këto të fundit ua shiste shqiptarëve. Ndër oligarkët që ka shkëmbyer barna në kufijtë e skadencës të kompanisë së tij është edhe Shehu, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e qytetarëve shqiptarë të sëmurë e sot përfiton edhe para nga Buxheti i Shtetit.

AFERAT E NDËRRIMIT TË BARNAVE:

  • Farmacisti i pandehur Isnih Bajrami i ka siguruar shtetasit Ilir Shehu, përfaqësues i “Medicamenta” sh.p.k dhe pronar i firmës “Medicamenta-I” sh.p.k 4 copë “Adremicinë” për t’ia dhënë një mikut të tij që bënte kimioterapi.
  • Më pas, po ky shtetas, Shehu, i ka kërkuar të pandehurit dy flakone “Doksurobicine”, të cilat kushtonin 65 mijë lekë flakoni. Këto flakone i donte për një shtetase që punonte te farmacia qendrore e QSUT-së.
  • Gjithashtu, Shehu e ka porositur të pandehurin edhe për një “Dokser” dhe pesë “Lakokorsinë” dhe Bajrami ia ka çuar ato te lokali.
  • Gjithashtu, ky shtetas i ka kërkuar të pandehurit edhe një flakon “Oksiplatin” dhe 120 kokrra “Kseloda”. Një kokërr “Kseloda” kushtonte 317 mijë lekë, ndërsa një flakon “Oksiplatinë” kushtonte 249 euro.

Një ndër arsyet e tjera pse shkëmbeheshin barnat në kufijtë e skadencës të kompanive të oligarkëve, me ato brenda standardeve është sepse një prej kushteve që kompanitë e shëndetësisë të kualifikohen si të vlefshme për të përfituar tendera është afati i skadencës së barnave të kompanisë që duhet të plotësojnë kushtin e skadencës me mbi 2/3 e afatit të përdorimit.

Shehu nuk ndalet këtu pasi ai ka qenë pjesë edhe e listës së kompanive të oligarkëve të Shëndetësisë që u gjobitën nga Autoriteti i Konkurrencës pasi u kishin shitur shqiptarëve dezinfektantë dhe maska me vlerë tejkaluar çmimit normal, duke abuzuar me to e duke përfituar në kurriz të tyre.

POR SA PARA KA NGRËNË ILIR SHEHU NGA TAKSAT E SHQIPTARËVE?

MEDICAMENTA e Ilir Shehut renditet si një prej kompanive në sektorin e Shëndetësisë që ka përfituar numrin më të lartë të kontratave publike, përkatësisht rreth 538 të tilla me vlerë MBI 4.4 MILIARD LEKË PA TVSH. Numrin më të lartë e ka përfituar nga QSUT, teksa 72.2% tyre i ka përfituar si konkurrent i vetëm në garë me procedurë të hapur. 251 tendera, gati gjysmën e shumës totale, e ka përfituar në shkelje. (Listën e plotë mund ta shikoni këtu)

E ka 1.4 MILIARD LEKË shumën e përfituar nga Thesari i Shtetit në vitin 2014, 3.9 MILIARD LEKË për 4 vite (2015-2019) dhe 1.7 MILIARD (2019-2020).

TRUSTI ME NIPIN E VILMA NUSHIT DHE OLIGARKËT E TJERË

Ilir Shehu është pjesë e një TRUSTI të Shëndetësisë ku bëjnë pjesë edhe Merita Sheqi, Petrit Maho dhe Endrit Hido, nipi i oligarkes të Shëndetësisë që ka fituar koncesionin e Check Up-it, Vilma Nushi. MEDICAMENTA në bashkëpunim me disa kompani të tjera të fuqishme të këtij sektori ka mundur të fusë në xhep MILIARDA LEKË.

Në këtë TRUST bëjnë pjesë kompanitë: MEDICAMENTA e Ilir Shehut, Rejsi FARMA e Merita Sheqit, INTERMED e Petrit Mahos, TRIMED e Endrit Hidos, Lekli Farma e Luan Leklit, EDNA FARMA e Ilmi dhe Trëndafile Hoxhës.

Medicamenta SHPK, Edna Farma SHPK, Trimed SHPK- 537 MILIONË LEKË

MEDICAMENTA SHPK, TRIMED SHPK- 499 MILIONË LEKË


“Fluturojnë-Fluturojnë MILIARDAT!” |EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që kanë gllabëruar Lekët e shqiptarëve

|EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që vodhën popullin! Na shitën maska e dezinfektantë me çmime stratosferë!


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit