“Fluturojnë-Fluturojnë MILIARDAT!” |EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që kanë gllabëruar Lekët e shqiptarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.09.2020, 21:39

Institucionet Kushtetuese, të nivelit Qendror apo edhe ato të njësisë Vendore në Republikën e Shqipërisë, shpallin procedura publike, nëpërmjet të cilave synojnë të mbushin një mangësi në mallra, punë apo shërbime të tjera duke përdorur Fondet Publike, ose e thënë thjesht vlera monetare nga Buxheti i Shtetit, që furnizohet drejtpërdrejt nga taksat që paguani ju, qytetarët shqiptarë nëpërmjet faturës së ujit apo dritave.

Mediat synojnë të bëjnë transparente për publikun se kujt i shkojnë këto para tuajat, në xhepin e kujt hyjnë dhe në çfarë mënyre? Të ndershme apo të favorizuar për interesa të caktuara personale? Dhe për më tepër a i meritojnë këta persona paratë tuaja për një shërbim të caktuar për të cilin firmosin dhe zotohen se do e kryejnë?! Disa prej këtyre pyetjeve, do i japim një shpjegim përmbledhës në artikullin e sotëm, e më të detajuar dhe të analizuar për përfituesit e fondeve publike, në ditët në vijim.

Ashtu siç tashmë mund ta dini, duke synuar të iluminojmë popullin shqiptar, pjesa më e madhe e Buxhetit të Shtetit, përkatësisht për vitin 2020, 52.8 MILIARD Lekë i ka shkuar Aparatit të Ministrisë së Shëndetësisë. Një pjesë të mirë të këtyre miliardave u janë futur në xhep, një grushti të ngushtë personazhesh, që tashmë disa i njihni mirë (sepse janë bërë të artë me koncesionet që kanë fituar në këtë fushë dhe nuk kanë dhënë asnjë shërbim për qytetarët), ndërsa të tjerët vazhdojnë të qëndrojnë në hije duke thithur pak miliona por në intervale të shpeshta kohore.

Nëse do bënim një analizë të thjeshtë të procedurave të tenderimeve publike të shpallura nga Institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë, do të kuptonim se shumica e tyre, janë të ndara në lote, që do të thotë se një kompani përfiton shpesh fitime nga tenderat, por kalojnë si transaksione në shuma me miliona një ose dy-shifrorë për të mos rënë në sy, teknikë kjo që përdoret gjerësisht edhe nga institucionet e tjera të mëdha shtetërore si OSHEE, Posta Shqiptare, UKT, etj.

Disa prej kompanive, ashtu siç na pëlqen ne t’i quajmë: TË KRIPOSURA NË MILIARDA, janë ato që kanë përfituar më shumë tendera nga sektori i Shëndetësisë. Kompani me pronarë të njohur në fushën e farmaceutikës dhe barnave, por jo vetëm kaq... disa prej tyre kanë përfituar miliarda vetëm duke larë çarçafë spitalesh, por për këtë do të flasim në vazhdim.

Kliko këtu për të parë dokumentin me listën e plotë të bizneseve që kanë fituar miliarda me numrin e çmendur të tenderave që kanë përfituar-Kompanitë

NË LISTËN E MËPOSHTME LEXONI 10 KOMPANITË QË KANË PËRFITUAR NUMRIN MË TË LARTË TË TENDERAVE NË KËTO INSTITUCIONE KU SHËRBIMI ËSHTË TMERRUES DHE NUK DINI A DILNI MË GJALLË NËSE HYNI

ALDOSCH-FARMA SHPK (TOM DOSHI kamufluar AQIF HOXHA)-1794 tendera-2.5 MILIARD LEKË pa TVSH

FLORFARMA SHPK (MITRO TODHE, ARJOLA TODHE, FLORIAN TODHE)-1465 tendera4.7 MILIARD LEKË pa TVSH

MEGAPHARMA SHPK (PETRIT VASILI kamufluar ROBERT ÇINA, MONIKA HAMZARAJ)-986 tendera- 8.4 MILIARD LEKË pa TVSH

TRIMED SHPK (ENDRIT HIDO, NIPI I VILMA NUSHIT)-935 tendera- 2.5 MILIARD LEKË pa TVSH

IMI PHARMA SHPK (IRAKLI MIO)-583 tendera-3.4MILIARD LEKË pa TVSH

ALFARMAKOS SHPK (IZMIR SHEHU, VLADIMIR MARGJEKA, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave)-561 tendera- 3.4MILIARD LEKË pa TVSH

MEDICAMENTA SHPK (ILIR SHEHU)-525 tendera- 2 MILIARD LEKË pa TVSH

CFO PHARMA (NADIR ÇAUSHOLLI)-461 tendera- 1 MILIARD me TVSH

REJSI FARMA SHPK (NEXHAT SHEQI, MERITA SHEQI)-430 tendera- 5.6MILIARD LEKË pa TVSH

Përsa i përket numrit të tenderave të hapur nga Institucionet e Aparatit të Shëndetësisë, vendin e parë e mban QSUT, pasuar nga Ministria e Shëndetësisë e më radhë. Listën e plotë mund ta lexoni këtu-Institucionet

QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE "NËNË TEREZA"-2599 tendera

MINISTRIA E SHËNDETËSISË-1417 tendera

DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR KORÇË-1390 tendera

DREJTORIA E SPITALIT RAJONAL GJIROKASTËR-1007 tendera

SPITALI UNIVERSITAR I TRAUMËS-910 tendera

QENDRA SPITALORE "XHAFER KONGOLI" ELBASAN-850 tendera

SPITALI RAJONAL VLORË-834 tendera

SPITALI UNIVERSITAR "SHEFQET NDROQI" TIRANË-722 tendera

SPITALI RAJONAL DURRËS-707 tendera

****

PJESA I | “E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit