Investigimi/ NIKU i përgjimeve të NDRANGHETAS shtoi llogarinë me 1.1 MILIARD për 4 ditë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.01.2021, 21:14

Pak ditë më parë u bë publike nga mediat italiane dosja me mbi 1000 faqe e përgjimeve të antimafias kalabreze Ndrangheta, të cilat morën dhenë në vendin tonë, teksa u përmendën edhe disa emra biznesmenësh të njohur shqiptarë të cilët në përgjimet ambientale, bënin pazare për vlerën prej 20% përfitimi për leje ndërtimi për llogari të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Një nga këta oligarkë, i cili ka qëndruar në “low profile” në fushën e tenderimeve publike është edhe Besnik Halili, bashkëshorti i Luneda Sufalit, drejtoreshës së Shërbimit Social Shtetëror, nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë, pronari në letra i kompanisë përfituese të disa miliarda lekëve nga Buxhetit i Shtetit, GTS (Gazra Teknike Shqiptare) SHPK. I njohur ndryshe me emrin NIK në përgjimet e italianëve.

"Me lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha ka lidhje… e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha… por mund ta paguajnë ata."- shpreheshin italianët për Besnik Halilin në përgjimet e tyre.

Antonio Gallo | SaverioBrutto | Tommaso Brutto

Në momentin kur u lakua emri i tij në media, me anë të një investigimi të shkurtër, JOQ ALBANIA bëri publike procedurat e tenderimeve publike, se si kjo kompani ka monopolizuar tregun e oksigjenit të lëngshëm dhe të gaztë në spitalet e Shqipërisë.

Fakti gazmor në gjithë këtë histori është fakti se para dy ditësh kjo kompani në dokumente zyrtare të bëra publike kishte përfituar një vlerë të frikshme prej 7.8 MILIARD LEKËSH për 80 tendera, 40 prej tyre me REDFLAGS, në shkelje kryesisht për mungesë konkurrence.

(Listën e plotë tenderave që ka përfituar GTS mund ta lexoni duke klikuar këtë link)

Ndërsa ditën e sotme, që na qëlloi të bëjmë këtë artikull, kjo shifër është rritur në 8.9 MILIARD LEKË PA TVSH për 3 tendera të rinj që ka përfituar Halili, të tre në shkelje. Pra 1.1 MILIARD LEKË për 4 ditë!!!

(Listën e plotë të tenderave që ka përfituar GTS SHPK me REDFLAGS mund ta lexoni duke klikuar këtë link)

Nëse i hedhim një sy tenderave të fundit të GTS, do të vëmë re një vlerë të madhe të përfituar, madje një kulm marramendës të arritur për një kontratë 1-ditore, ku pronari i kësaj kompanie ka futur në xhep 35 MILION LEKË PA TVSH për furnizim me gota oksigjeni Spitalin Rajonal të Durrësit.

Llojet e procedurave të tenderimeve publike të kësaj kompanie janë me 33.3% me Procedurë të Hapur, pra para në dorë dhe 27.4% Kërkesë për Propozim, që do të thotë se autoriteti kontraktor ka kontaktuar drejtpërdrejt me Halilin për shërbimin, ose e thënë ndryshe “Eja të të paguaj!”. 65.2% të tenderave që ka përfituar i ka si operator i vetëm në garë, pra ka konkurruar me veten. Teksa institucioni i Shëndetësisë nga i cili ka përfituar më shumë para publike nuk mund të ishte tjetër veçse QSUT i Enkel Jotit, kumbarit të oligarkëve të Shëndetësisë, për 11 tendera me vlerë MBI 1.4 MILIARD LEKË, pasuar nga spitali i Lezhës, i Fierit dhe “Shefqet Ndroqi” i Tiranës.

Një prej kompanive me të cilat GTS ka bashkëpunuar për të fituar një vlerë të madhe procedurash tenderimesh publike është MESSER Albagaz me MBI 2.8 MILIARD LEKË PA TVSH.

Megjithëse emri i tij u lakua në përgjimet e mafias italiane si mbyllës pazaresh dhe relator i marrëveshjeve me përqindje fitimi, Besnik Halili vazhdon të përfitojë para tonat nga Buxheti i Shtetit i qetë! Përpos gjithë këtyre skandaleve, a e di kush në këtë vend funksionin e strukturës së ashtuquajtur SPAK?!


Kush është Niku? Oligarku i Shëndetësisë në përgjimet e Ndranghettas me Veliajn! Pazare tenderash me 20%

Kompania e dyshimtë “Messer Albagaz”, bën namin me tenderat për oksigjen në spitalet shqiptare

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit