Kush është Niku? Oligarku i Shëndetësisë në përgjimet e Ndranghettas me Veliajn! Pazare tenderash me 20%

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.01.2021, 20:53

PËRGJIMET E NDRANGHETTAS ITALIANE, 20% FITIM PËR ERION VELIAJN PËR NJË LEJE NDËRTIMI NGA INVESTITORËT E GRADAÇELAVE 30-KATËSHE NJËKOHËSISHT PJESËTARË TË KLANEVE MAFIOZE ITALIANE

Nga operacioni i antimafias italiane kanë rënë në pranga dhe 7 shqiptarë. Përgjimet kanë zbuluar aferën e invetimeve për ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar lejen.

PERSONAZHET/ ROLI

  1. Antonio Gallo (Princi)- Sipërmarrës kalabrez në fushën e ndërtimeve/ Lidhje të ngushta me bosat mafiozë, i devotshëm në aferat kriminale të Ndranghetas e me investime në Shqipëri
  2. Ercole D’Alesandro, financier, (ish-nëntenent i Guadia di Finanzas)- Zari i Gallos, bënte lidhjet e Princit me Shqipërinë/ Sekseri i ryshfeteve midis mafias italiane dhe Bashkisë Tiranë, premtonte të gjente çelësat e duhur pranë Ministrive shqiptare e Administratës Publike me qëllim hapjen e aktiviteteve sipërmarrëse
  3. Djali i Ercole D’Alesandro- Pikë referimi e biznesit të hapur më 22 Qershor 2017 në Shqipëri
  4. Tomasso Brutto dhe i biri i tij, Saverio Brutto (Zyrtarë italianë)- Luajnë rolin e investitorëve të përfshirë në afera
  5. Francesco Talarico (Sekretar rajonal i Partisë UDC, këshilltar bilanci në Kalabri)- Përfshihet në përgjimet për tenderat në Shqipëri
  6. Lorenzo Cesa (Eurodeputet parlamentar)- Emër i përfshirë në përgjime
  7. Claudio Larussa- Avokat i Tomasso Brutto dhe i biri i tij, Saverio Brutto

Një lajm i bujshëm po bën xhiron e mediave në Itali, lajm që flet për disa përgjime të mafias italiane ku janë të përfshirë edhe zyrtarë shqiptarë e po ashtu të vendit fqinj, të cilët flasin për afera biznesi me lidhjet e kontaktet e tyre në vendin tonë.

Roli i Princit

Kryesisht dosja hetimore me mbi 1000 faqe zbulon se janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri. Në krye të dosjes që flet për grupin kriminal qëndron sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën “Princi”, me lidhje të ngushtë me të gjithë bosat mafiozë e i devotshëm në aferat kriminale të Ndranghetas e me investime në Shqipëri.

Kush është Ercole D’Alessandro?

Ky i fundit përdorte si “zar” ish-nëntenentin e Guadia di Finanzas Ercole D’Alesandro, i cili bënte lidhjet e Princit me Shqipërinë. Në dosjet e zbardhura nga Ora News shkruhet se, ky i fundit i shërbente Princit me informacione mbi operacionet e policisë italiane e hetimet e Antimafias duke siguruar një vend pune për djalin e tij në një kompani që Antonio Gallo kishte hapur në Shqipëri.

Roli i babë e bir, zyrtarë italianë

Në dosje përmenden edhe këshilltari në komunën e Cattanzaros Tomasso Brutto dhe i biri i tij, Saverio Brutto, këshilltar në komunën e Simeri Crichi në provincën e Katanzaros. Aktiviteti sipërmarrës ishte nën lupën e zyrtarëve italianë, pasi po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri një sipërmarrje tip Brico me aksione të barabarta mes tyre, për tregtimin e materialeve për parandalimin e aksidenteve. Shuma fillestare e investimit të tyre do të jepej nga Antonio Gallo.

LIDHJET

Tomasso Brutto ndjehej i siguruar se në këtë aferë ishte ortak dhe financieri Ercole. Ky i fundit e siguroi Brutton se kishte lidhje të forta me Shqipërinë dhe se për të përfunduar marrëveshjet e biznesit duheshin paguar ryshfete. “Duhet të paguash e të paguash një person të vetëm e në nivel Ministrie e vetëm tek njëri aman…”-thotë ai në takimin e tyre të dytë më 24 prill 2017. Ata e inauguruan më 22 qershor 2017, aktivitetin e tyre sipërmarrës në Shqiqëri dhe pikë referuese ishte i biri i Ercoles.

Përfshirja e Talaricos dhe Cesëz

Sekretari rajonal i Partisë UDC dhe këshilltar bilanci në Kalabri, Francesco Talariko, përfshihet në përgjimet për tenderat në Shqipëri. “Korrupsioni është total” thonë në bisedat me njëri-tjetrin Talarico dhe Ercole ‘Dalessandro, -bëhet biznes pa tendera”.

Në biseda shfaqet dhe emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa që sipas tyre “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…” Pozicioni i europarlamentarit Lorenzo Cesa, krijon interesa të mëdha për të investuar në Shqipëri e kryesisht në sektorin e sistemit mjekësor, në klinika, spitale në tregtimin e instrumenteve mjekësore etj. Investimet në Shqipëri ishin shtrirë dhe në sektorin e ndërtimit.

****

Mes bisedave të përgjuara, të cilat Ora News i ka siguruar, janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto. Biseduesit aludojnë lidhjet me një person pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës, shqiptari i quajtur Nik, ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se ka takuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë Pallatit të Kulturës.

PYETJA QË NA MUNDON TË GJITHËVE ËSHTË SE KUSH ËSHTË NIKU?

SIPAS PËRGJIMEVE, NIKU ËSHTË PRESIDENTI I GRUPIT SOL NË SHQIPËRI, pronar i GTS Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. NJIHET NDRYSHE NGA ITALIANËT SI NIKU I OKSIGJENIT për faktin e thjeshtë sepse ka përfituar tendera me vlerë marramendëse për furnizimin me oksigjen të spitaleve të vendit.

Fakti i çuditëm në lidhje me këtë kompani në pronësi të grupit SOL, me pronarë italianë në letra, është se nuk ishte bërë asnjëherë e dëgjuar deri më tani për përfitimine parave publike. Një vlerë e frikshme prej 7.8 MILIARD LEKËSH për 80 tendera, 40 prej tyre me REDFLAGS.

"ME LIDHJE ME SPITALET, ME ENEL, ME TË GJITHA KA LIDHJE… E MA THA QARTË SE TENDERAT DUAN 20% -SHIN MË THA… POR MUND TA PAGUAJNË ATA."- THONË ITALIANËT NË PËRGJIMET E TYRE.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit