Faktet/ Njerëzit dergjeshin nën rrënoja nga tërmeti, një DREJTORI e tërë Policie ruante komentuesit e JOQ!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.10.2020, 22:47 | Read in english

Parodia me punën e Policisë së Shtetit, nuk ka të sosur shqiptarë! Ashtu siç paralajmëruam edhe ditën e djeshme, në ditët në vijim do të publikojmë disa fakte që na kanë rënë në dorë se si këta individë paguhen nga taksat tona për të monitoruar popullin e thjeshtë që pëlqen, komenton ose shpërndan postimet e faqeve mediatike që shkruajnë kundër qeverisë dhe i nxjerrin të palarat nëpërmjet qytetarëve të këtij shteti. Në këtë mënyrë çdokush është i vëzhguar si të jetë brenda një “syri” të madh virtual, i cili shënjestrohet për ato çfarë mund të thotë. Por le të fokusohemi tek pjesa se pikërisht këta individë që paguhen me taksat tona, i vihen në shërbim shtetit për të na ruajtur... ironike apo jo...?!

Gjithsesi, ditën e sotme do të bëjmë publike disa gallata të vërteta, se si e nisin ditët OPGJ-të e ndritur të Shqipërisë dhe do të shqyrtojmë procesverbalet e tyre, të ngjashme me librat e barcoletave që u tregohen fëmijëve.

Kujdes! Pamjet e mëposhtme mund të mos jenë të kuptueshme vizualisht nga ju dhe të vështira për t’u kuptuar, pasi boja disa-milionëshe e printerit, për të cilën Policia e Shtetit hap tender, ka mbaruar, a është në përfundim, një Zot e di, por ajo që do ju bëjë të qeshni është gjuha e përdorur dhe sigurisht përfundimi i këqyrjes.

KËSHTU E KALON DITËN E PUNËS NJË OPGJ NË SHQIPËRI:

Shembulli 2

Këqyrja e Instagramit të JOQ ALBANIA

Kështu një drejtori e tërë Policie, angazhoi të gjithë OPGJ-të, këtë radhë Artan Dashin, të stalkëronte JOQ në rrjetet sociale. Më 28 Nëntor 2019, dy ditë pas tërmetit i cili shkaktoi një numër të konsiderueshëm viktimash, e teksa shumë persona të tjerë gjendeshin nën rrënoja, Dashi ruante pëlqimet dhe komentet nën postet e JOQ Albania. Nivelin me të cilin nis proces-verbali mund ta gjykoni vetë, ne po kalojmë tek pjesa tjetër, faktin se pse ky OPGJ ka evidentuar një postim tonin të bërë menjëherë pasi qeveria bllokoi domainin tonë kryesore joqalbania.com në kohën kur stafit dhe drejtuesve po u bëhej presion për të mos vazhduar raportimin e ngjarjeve të rrëfyera nga populli. E gjithë parodia në këtë procesverbal qëndron në faktin se në lidhje me këtë postim nuk u konsiderua asgjë e parregullt, ashtu siç shkruan edhe vetë OPGJ Artani në fund të tij.


Shembulli 3

Më herët, po në të njëjtën ditë, OPGJ Gertian Brovina, kishte shqyrtuar disa nga postimet tona, të cilat me urdhër të qeverisë përhapnin panik. Raportime nga populli, të cilat medoemos duhet të vinin në lëvizje organet hetimore, për të verifikuar numrin e viktimave dhe jo të shfrytëzohej si një rast për të goditur mediat opozitare për arsye të cilat i dimë mirë të gjithë. Akte këto që u denoncuan edhe nga organet ndërkombëtare si vendosje e censurës ndaj mediave të lira, kundër pushtetit dhe jo të nënshtruara apo të blera prej tij.

P.S. HALLALL PO E DËSHIFRUAT ÇFARË KA DASHUR TË THOTË!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit