Qytetarë informohuni si e lufton kriminalitetin Policia e Shtetit, BËNI KUJDES! Jeni nën monitorim!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.10.2020, 19:59

Policia e Shtetit, ky institucion që paguhet nga taksat tona dhe ka si synim të jetë në shërbim të qytetarëve, duke luftuar kriminalitetin dhe duke qenë para popullit si një krah ndihme përballë individëve devijantë, duket se e ka humbur misionin e tij... Dita-ditës jo vetëm që ka humbur respektin e popullit duke e dhunuar në protesta dhe duke u rreshtuar në krah të Shtetit por edhe ka ulur figurën që supozohet të ketë në sytë e tyre, me gjestet qesharake në situata të caktuara, që denigrojnë figurën serioze që duhet të ketë një polic. Dhe kështu e nisim këtë artikull, për të kuptuar më mirë se për çfarë aktivitetesh “krim-luftuese” që kryen policia, u shkojnë atyre taksat tona...

Numri 1

Këqyrja e të dhënave në internet! (STALKËRIMI I FRIKSHËM I JOQ!!!) KUJDES QYTETARË TË THJESHTË TË VENDIT! Nëse komentoni apo pëlqeni një postim që flet kundër qeverisë, apo punëve të dështuara të saj në rrjetet sociale, policia ju shigjeton dhe ju “damkos” si uzurpator!

Shembulli:

Kështu OPGJ Genci Hysenaj, në Drejtorinë e Antiterrorit, më 30 Nëntor të vitit 2019 e ka nisur ditën e punës së tij suke stalkëruar qytetarët që bënin “Like” dhe “Komentonin” në postimet e JOQ. Ai ka nisur një proces-verbal ku mban shënim të gjitha detajet që ka vënë re gjatë këqyrjes duke nisur me një përshkrim të detajuar të faqes së Google.com, të cilën e ka hapur nëpërmjet browserit Mozilla Firefox, ku përshkruan edhe ngjyrat që e karakterizojnë portokalli dhe blu. Mos u çudisni dhe mos qeshni, ky që kemi paraqitur më poshtë është procesverbali dhe puna produktive ditore e një OPGJ-je, mos qeshni sepse në fund të fundit këta individë hanë nga paratë tona dhe kjo është forma me të cilën prezupozojnë, së bashku me eprorët e tyre, se po luftojnë krimin në vend!

Në disa postime të shpërndara nga JOQ, gjatë kohës së tërmetit, atëherë ku censura për shpërdorimet e fondeve të tërmetit dhe keqmenaxhimit të tyre mori dhenë dhe nuk kishte shtet që t’ia mbyllte gojën popullit, janë vënë në shënjestër të policisë së shtetit, që mesa duket në vend të merrte shembull nga specialistët e huaj se si të shpëtonin njerëz nën gërmadha, monitoronin se kush bënte like, komente e shpërndarje nga faqja e JOQ Albania.

Polici e ka shfrytëzuar ditën e punës duke numëruar numrin e pëlqimeve komenteve dhe shpërndarjeve të postimeve të JOQ. Goxha ditë produktive për OPGJ Gencin apo jo? Ndërkohë që njerëzit luftonin për jetën nën gërmadha.

Pra të dashur qytetarë, ky ishte thjesht shembulli i parë se me çfarë merret Policia e Shtetit, në vend që të luftojë kriminalitetin në vend i cili ka lulëzuar në çdo metër katror. Një drejtori e tërë policie angazhohet që të merret me monitorimin e komenteve të popullit. Bëni kujdes! Tani e keni të qartë se ku shkojnë taksat tuaja dhe çfarë ka prioritet Shteti!

P.S. Miliarda nga taksat e shqiptarëve i harxhojnë për tendera me objekt për bojë printerash, teksa rezultatin e procesverbalit të printuar, po jua lëmë juve ta gjykoni.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit