Norbert Feher, i njohur edhe me emrin Igor Vaclavic apo “Igor Rusi”, i cili në të vërtetë është serb, është dënuar nga Gjykata e Teruelit në Spanjë me 21 vite burg. Mbi të rëndojnë akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë të dy personave. Ai ka tentuar t'u marrë jetën një fermeri dhe një farkëtari në dhjetor 2017 në Albalate del Arzobispo ( Aragon).
Prokuroria kishte kërkuar për vrasësin serb 22 vjet e 10 muaj. Organi i akuzës e akuzonte gjithashtu Feher për armëmbajtje pa leje.
Avokati i tij spanjoll, Manuel Zapater, po vlerëson mundësinë për apelimin e vendimit për të mundësuar zbritjen e dënimit duke qenë se Igor pranoi akuzat në momentin e arrestimit. Ndërkohë, më 15 dhjetor në 2017, ai vrau tre persona, një fermer dhe dy agjentë policorë. Gjyqi për tre vrasjet do të fillojë në pranverë.
Nga ana tjetër, Igor ka dy procese gjyqësore të hapura në Itali. Në Ferrara ai u shfaq me videokonferencë për t’iu përgjigjur akuzave për tre grabitje të kryera në verën e 2015, me bandën e drejtuar së bashku me Ivan Pajdek dhe Patris Ruszo.
Sëfundmi, procesi i apelit, në Bolonjë, për vrasjet e prillit 2017 të rojes vullnetare Valerio Verri dhe banakierit Davide Fabbri, të vendosur për 27 maj. Në shkallë të parë, në Mars 2019, ai u dënua me burgim të përjetshëm.
***
Burimi: Repubblica|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania