Po lufton me tumorin në kokë, vogëlushja 3-vjeçare ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.04.2025, 23:44

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Amajra, një engjëll vetëm 3-vjeç, është diagnostikuar me një tumor agresiv në kokë, një sëmundje e rëndë që kërkon trajtim urgjent dhe jashtë vendit.

Familja e saj është në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk mund ta përballojë dot e vetme këtë betejë për jetën e vajzës së tyre.

Rasti është bërë publik nga Fondacioni Firdeus, i cili ka nisur një fushatë sensibilizuese në platformën GoFundMe, me synimin për të mbledhur fondet e nevojshme për trajtimin e Amajrës.

Ky është një moment që na fton të tregojmë humanizëm. Çdo ndihmë, sado e vogël të jetë, ka fuqinë të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes për këtë vogëlushe të pafajshme.

Le të bashkohemi dhe të ndihmojmë Amajrën të fitojë këtë betejë. T’i kthejmë lotët e dhimbjes, në lot gëzimi. Ajo meriton të jetojë, të qeshë, të luajë dhe të rritet si çdo fëmijë tjetër.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit