Atentat në Fier? Plagoset gruaja me motor, babë e bir në kërkim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.04.2025, 15:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një grua ka mbetur e plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në zonën e “Mbikalimit të Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta. E plagosura është identifikuar si Suzana Mernica, e cila është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, autorët e dyshuar të plagosjes janë Afrim Cimili, 66 vjeç, dhe djali i tij, Ali Cimili, 23 vjeç, banues në Dërmënas. Ata janë shpallur në kërkim dhe aktualisht po kërkohen nga forcat e rendit. Dyshohet se autorët i kanë zënë pritë Suzanës dhe djalit të saj, të cilët po lëviznin me motor, dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri.

Ka dyshime se pista kryesore e kësaj ngjarje lidhet me një konflikt të mëparshëm midis të plagosurës dhe autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Fierit dhe në akset kryesore “Fier-Vlorë” dhe “Fier-Lushnjë”. Po ashtu, po kryhen krehje intensive në zonë për të lokalizuar dhe arrestuar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për sigurimin e provave që do të çojnë në kapjen dhe ndëshkimin e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit