Shqiptari var veten, zjarri në serën ku punonte shkaktoi 10 mijë € dëme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2025, 14:56

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Volos, ku një 55-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një serë.

Shqiptari, baba i tre fëmijëve, ishte një punëtor i njohur në zonë dhe i dashur për komunitetin lokal. Sipas mediave greke, 55-vjeçari shqiptar e konsideronte veten përgjegjës për zjarrin që kishte rënë më herët në serën ku ai punonte dhe që kishte shkaktuar dëme prej 10 mijë eurosh.

Kjo serë ishte shkatërruar edhe nga përmbytjet e vitit 2023 dhe zjarri i ditës së djeshme ishte goditja përfundimtare. Menjëherë pas largimit të zjarrfikëseve nga vendi i ngjarjes, shqiptari i ka dhënë fund jetës duke u varur.

Kolegu i tij e gjeti të vdekur në orën 20.00, pak orë pas zjarrit dhe kur ekipet e ambulancës arritën në vendngjarje ata thjesht konstatuan vdekjen e tij.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, e cila do të zbardhë shkaqet e sakta të vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit