Prej disa kohësh, JOQ ALBANIA ka raportuar skandalin e rëndë që po ndodh në Akademinë e Sigurisë, ku manipulimet e hapura dhe ndërhyrjet politike po ndikojnë në procesin e përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Policinë e Shtetit.
Në janar 2025, Policia e Shtetit publikoi një listë me 452 kandidatë fitues për kursin bazë të formimit për patrullën e përgjithshme, por vetëm 400 prej tyre filluan realisht trajnimin më 23 janar pasi Policia u ankua për mungesën e kushteve të akomodimit.
Asokohe Policia tha se 52 aplikantët e tjerë do të fillonin trajnimin me grupin e kursit XXI, më vonë gjatë vitit 2025, por në gusht ata janë informuar se për të nisur trajnimin duhet të dorëzojë sërish nga fillimi të gjitha dokumentet, megjithëse procesin e kanë përfunduar një vit më parë dhe i kanë kaluar të gjitha testet (mjekësor, fizik, psikologjik, provimin me shkrim, intervistën me gojë dhe verifikimin e besueshmërisë) me sukses.
E për të përforcuar edhe më tepër këtë skandal, një oficer i Policisë së Shtetit ka bërë një tjetër denoncim pranë redaksisë tonë. Ai thotë se dosjet e këtyre 52 aplikantëve që presin të nisin trajnimin dhe t'i bashkohen Policisë së Shtetit, janë zhdukur ose humbur nga administrata. Sipas tij, shumë dokumente janë pa vula, me të dhëna të fshira, ose mungojnë plotësisht, përfshirë edhe vendime nga gjykata dhe prokuroria.
Tani, këta 52 fitues po përzihen me aplikantët e rinj të gushtit 2025 dhe pritet që trajnimi i tyre të mos fillojë para janarit 2026, duke u humbur jo vetëm një vit kohë, por edhe përpjekjet dhe meritokracia që kanë demonstruar.
Shumë prej konkurrentëve nuk e kuptojnë se pse u kërkohet përsëri dokumentacioni kur ata kanë kryer çdo provë dhe gjithçka rezulton pozitive. Ata kërkojnë transparencë, hetim të plotë dhe ndeshkim të përgjegjësve për këtë skandal që minon integritetin e institucioneve të rendit dhe shpresat e qindra të rinjve që duan të shërbejnë me dinjitet.
Denoncimi i oficerit:
"Përshëndetje JOQ. Jam një oficer policie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe po ju shkruaj për të denoncuar një padrejtësi "SKANDAL" të rëndë që po ndodh ndaj 52 konkurrentëve që janë shpallur fitues në një proces përzgjedhjeje zyrtar.
Skandali qëndron në faktin se Drejtoria e Përgjithshme së bashku me Akademinë e Sigurisë kanë humbur zhdukur dosjet e këtyre 52 fituesve dhe fillimisht kanë tentuar t’i skualifikojnë në mënyrë të padrejtë, edhe pse të gjithë i përmbushnin kriteret ata kaluan të gjitha provimet si: Testin mjekësor, Testin me shkrim, Testin Fizikë, Psikogjik, Intervisten me gojë, dhe në fund fazen e verefikimit të besueshmeris, të aftë për të ndjekur trajnimin.
Ndërkohë që grupi i parë prej 400 fituesish, të cilët filluan trajnimin në janar 2025, janë tashmë në praktikë dhe më 5 tetor do certifikohen, këta 52 konkurent fitues janë lënë në pritje pa asnjë faj, duke humbur një vit të tërë për shkak të paaftësisë ose abuzimit të disa drejtuesve. Ata që sot na drejtojnë, shpeshherë nuk njohin as kolegët e tyre, lëre më të interesohen për të drejtën e këtyre që i kanë plotësuar të gjitha kushtet në mënyrë të ndershme.
Kur çështja u bë virale në rrjete sociale, drejtuesit u detyruan të pranojnë gabimin dhe pretenduan se të 52 fituesit janë "në pritje". Tani, për të mbuluar gjurmët e gabimit, po kërkojnë që kandidatët të sjellin të gjitha dokumentet nga e para, për të “plotësuar dosjen”, sepse realisht ato janë zhdukur nga administrata. Për më tepër, për t’i justifikuar dhe mbajtur "në lojë", po i përziejnë padrejtësisht me aplikantët e rinj, gjë që është absurde. Këta 52 duhet të kishin nisur trajnimin më 13 shtator, siç e meritonin, e jo të trajtohen si të sapo pranuar. Ky është një abuzim institucional dhe një padrejtësi që nuk duhet të kalojë në heshtje. Ju lutem bëjeni publik këtë rast, pasi janë 52 konkurent të bllokuar për fajin e dikujt që nuk mban përgjegjësi për detyrën që ka.
Ateher, dosja eshte zhdukur qellimisht. Kam nje informacion qe: Kodet e 52 konkurenteve ju kaluan personave qe ndoshta nuk kane qen fare ne testime. Por kete info nuk e kam 100% edhe vete te sigurt Por info që: Dosjet janë zhdukur qellimisht ketë e kam 100% Pikërisht duke qenë se rasti mori vëmendje disa herë dhe u bë i njohur publikisht, nisën më në fund lëvizjet institucionale.
Drejtoria e Përgjithshme së bashku me Akademinë e Sigurisë u detyruan t'u kërkonin kandidatëve që të ridërgonin dokumentacionin nga e para, me qëllim “riformësimin e dosjeve”. Megjithatë, nuk ekzistonte asnjë arsye e ligjshme apo procedurale përse këta kandidatë të rikthenin dokumentet, pasi ata i kanë kaluar tashmë të gjitha fazat e përzgjedhjes, përfshirë testet më të rëndësishme si ai i drogës, kontrollin mjekësor, testin psikologjik dhe vlerësimin e besueshmërisë. Vonesa në akomodimin e tyre nuk është përgjegjësi e konkurrentëve, por pasojë e drejtpërdrejtë e një paaftësie administrative apo abuzimi me detyrën. Termi “mungesë akomodimi” është përdorur thjesht si një justifikim i zbehtë për të mbuluar faktin se dosjet e tyre që permbanin rezultatet u zhduken qëllimisht.
Kam siguruar dy foto te skedave mjekēsore te cilave ju jane prerë vulat e mjekëve dhe jane prishur tedhenat e konkurentve. Nuk më mjaftoi koha, nē dosje jane marrë vulat e dekomentave të tjera si vendimet e gjykatave dhe prokurorive. Në dosjet e konkurentëve janë zhdukur pothuaj se të gjitha dekomentat. Ja çfarë është bër, nuk munda ti siguroja të gjitha për arsye sigurisë, Por nuk e kuptojë se përse vulat janë marrë! Dhe përse jane fshirë gjeneralitetet dhe rezultatet e konkurentëve!