“Sudet online” rropën shqiptarët! Pas denoncimeve në JOQ për TXEX dhe XUEX, zgjohet policia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.09.2025, 10:50

Në muajin pranë JOQ mbërritën lumë denoncimesh lidhur me skemat piramidale onlinë që po zhvatnin qytetarët shqiptarë me lezet nën hundën e policisë së shtetit. Pas denoncimeve tw shumta policia ka zhvilluar një operacion të gjerë për të luftuar firmat piramidale online, ku janë mashtruar qytetarë kryesisht nga Divjaka dhe Lushnja.

Operacioni ka rezultuar në arrestimin e 6 personave në qarkun e Fierit, Lushnjes dhe Divjakës. Hetimet kanë qenë të fokusuar në zbardhjen e veprimtarive të tilla mashtruese. Në orën 11:00, Policia dhe Prokuroria e Fierit do të mbajnë një konferencë për shtyp për të ofruar më shumë informacion mbi operacionin.

Para pak kohësh, në JOQ u raportua për një platformë mashtruese të quajtur TXEX, e cila ka prekur më shumë se 6000 qytetarë shqiptarë dhe ka shkaktuar humbje të mëdha financiare përmes një skeme piramidale online. Platforma ofronte investime në kriptovaluta, por përdoruesve u kërkohej të paguanin tarifa shtesë për tërheqjen e parave, ndërkohë që llogaritë e tyre ishin bllokuar.

Prej kohësh tanimë, JOQ ALBANIA po merret me një skemë të re piramidale që po rrjep mijëra qytetarë duke zhvatur nga xhepat e tyre miliona lekë, ndërkohë që funksionon nën hundën e shtetit shqiptar. TXEX dhe XUEX janë dy platforma të rreme investimi që janë kthyer në makth për qytetarët kryesisht nga Lezha, Divjaka, Fieri dhe Lushnja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit