Pak ditë më parë JOQ ALBANIA, denoncoi mashtrimet online nga skemat e reja piramidale ose të quajtura ndryshe platforma: TXEX dhe XUEX , të cilat kanë zhavatur dhe vjedhur rreth 5 milionë $ nga 6000 shqiptarë.
Policia e Shtetit dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) “reaguan” duke deklaruar se kanë nisur hetimet dhe qytetarët duhet të kenë kujdes, por thjesht ky njoftim s’ka mjaftuar dhe JOQ e paralajmëroi qartë se situata është shumë më serioze.
Qytetarë të shumtë i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar bllokimin e fondeve në platformën financiare Xuex, e cila thuhet se është mbyllur papritur dhe tani asnjë investim i kryer nuk mund të tërhiqet mbrapsht.
Prej disa ditësh, përdoruesit nuk mund të tërheqin paratë e tyre pasi menaxheri i platformës, i identifikuar si “Leo Smith”, iu ka premtuar se fondet do të jenë të disponueshme vetëm më 1 gusht 2026, pasi pretendohet se platforma është “nën hetim”.
Por situata bëhet edhe më shqetësuese, pasi “Leo Smith” po promovon një platformë të re, të quajtur SKLCOIN, duke u kërkuar qytetarëve të investojnë përsëri këtë herë me pagesa fillestare deri në 1000 USD për të hyrë në projektin e ri.
Denoncuesit paralajmërojnë se kjo është një skemë mashtrimi dhe një tentativë për të përfituar nga besimi dhe kursimet e qytetarëve shqiptarë.
Një qytetar shkruan: “Kam humbur 3000 dollarë dhe po përdoret grupi ekzistues për të tërhequr njerëzit në platformën e re. Ju lutem, kini kujdes!”
Denoncimet e përdoruesve përmbajnë edhe materiale nga bisedat e menaxherëve të platformës, që tregojnë përfshirjen e “Leo Smith” dhe një tjetër personi të quajtur “Eg Elli”.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet, hetim të plotë dhe transparencë për të ndaluar këto skema të rrezikshme që rrezikojnë të varfërojnë mijëra shqiptarë të tjerë.
Pasi duhet thënë se kjo është një skemë piramidale moderne, ku individët që kanë investuar më herët mbeten pa fonde, ndërsa mashtruesit kërkojnë të përfitojnë edhe më shumë duke hapur platforma të reja.
Denoncimi 1:
Pershendendetje ! Dua te ndaj nje shqetesim te madh per platformen xuex qe zhvati fondet e mijra shqiptareve ku nder to dhe mua. Bllokimi i parave duke penguar procesin e terheqjes nuk eshte i vetmi shqetesim. Sic mund ta shikoni dhe ne bisedat qe i ashtuquajturi “ Leo Smith “ vazhdon te mashtroj shqiptaret me pretekstin qe fondet mund te terhiqen pas 1 Gushtit 2026, jo vetem kaq zoteria ne fjal na paska menduar hapjen e nje platforme te re SKLCOIN dhe po perdor grupin ekzistues per te terhequr njerezit. Une per vete humba 3000 $ . Do ju lutesha njerezve te ken kujdes!
Denoncimi 2:
Përshëndetje JOQ, Prej 5 ditësh platforma Xuex ku shumë qytetarë, përfshirë edhe unë, kemi depozituar para, ka bllokuar fondet tona. Nuk na lejohet të tërheqim asgjë. Ata thonë se fondet do të hapen vetëm më 1 gusht 2026, pas “hetimeve”, por ndërkohë menaxheri Leo Smith na sugjeron të investojmë në një tjetër platformë. Kjo duket qartë si një skemë mashtrimi për të marrë edhe më shumë para. Madje ai ka justifikuar bllokimin duke thënë se “fajin e ka Erjon Braçe që po hapte panik për Xuex”. Unë kam fotografi dhe biseda si prova. Ju lutem publikoni këtë shqetësim, sepse shumë qytetarë rrezikojnë të mbeten pa kursimet e tyre. Kjo duket një skemë piramidale moderne dhe është e domosdoshme që të tjerët të paralajmërohen. Faleminderit! Ato dy fotot pretendoen te jen Leo smith dhe Eg Elli dy menaxheret e kesaj platforme
Denoncimi 3:
Joq mund te flasim rreth platformes xuex se jam nje anetar i xuex sot u mbyll na mashtruan te gjitheve iken paret ca patem llogari por me keqa eshte po dun te na mashtrojne me nje platforme te re. Te kjo SKL thot te investojme. te lutem publikoje beje publike kete platformen e re mos mashtrohen prap sic jemi mashtruar ne 15 mi veta te xuex. Te gjitha bisedat i ke ketu ku kerkon 1000 usd per tu futur te platforma re ne kaq prova kemi se sna lejonte me shume
Denoncimi 4:
Pershendetje Dua tju dergo foto te disa bisedave te “profesorit” Te mashtrimit Xuex Exchange dhe EG Group. Ju keni bere nje artikull per kete temë. “Profesori” i thone Eshte Anthony Leo Smith, nese eshte u vertete. Sapo ka bllokuar te gjitha fondrt e Xuex Exchange dhe madje kerkon qe te investojme ne Platformen e re sepse Xuex eshte nen hetim deri ne Gusht 2026
Po ju nis dhe disa foto. Kjo edhte biseda ne grup e “Profesorit” Une investova dhe i terhoqa serisht fondet e mia perpara se te mbyllej sepse kuptohje qarte qe ishte mashtrim. Do doja shum qe ju ta merni situaten nen kontrrol dhe ti ndihmoni njerezit qe mos te investojne me shumë, dhe nese eshte e mundur te hapet nje hetim. Ju lutem Anonim
Denoncimi 5:
Smith e blokoi Xuex dhe nuk bejn me dot njerzit terheqje dhe i ka premtuar se shumat e mbetura pa terhequr do i merrni ne dat 1 Gusht 2026 por ai nuk do ti lej njerzit bosh dhe kjo faqe e re eshte mashtrimi i radhes nuk dihet a do ket fund injoranca e njerzve qe do mund te besojn akoma ne keto idiotsi qe skan fund Ajo shifra qe te kam derguar eshte fitimi i smith llogaria atij nga budallent qe i mbushin hepat cdo dit
