Rasti i tretë! Makina në Tetovë, Rrugorja e Tiranës gjobit qytetarin e Peshkopisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.08.2025, 13:22

Një tjetër rast i gjobitjes së padrejtë nga policia është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, duke vënë në dyshim saktësinë e vendosjes së ndëshkimeve për qytetarët. Pas denoncimeve të mëparshme ku qytetari i Vlorës u gjobit kot nga policia e Durrësit dhe pas rastit tjetër ku qytetari i Elbasanit u gjobit pa të drejtë sërish nga policia e Durrësit, sërish në redaksi ka mbërritur një denoncim nga një qytetar i Peshkopisë i gjobitur pa të drejtë nga policia e Tiranës.

Ky qytetar, i cili ka dokumentuar me foto dhe fakte se makina e tij ka qenë jashtë Shqipërisë në datën kur është vendosur gjoba, ka kërkuar anulimin e ndëshkimit. Sipas tij, gjoba është vendosur në një moment kur ai ka qenë në servis në Tetovë, ndërsa makina ka qëndruar jashtë vendit, duke e vërtetuar këtë me orarin dhe vendin ku ka qenë në ato ditë. Ky është një tjetër rast që e vë në dyshim procedurën e ndëshkimit dhe kontrollin e saktë të informacionit nga ana e autoriteteve.

Për këtë rast, qytetari ka kërkuar që të merret masa dhe të anulohet gjoba, duke theksuar se ky fenomen i gabimeve të policisë, i cili ka prekur qytetarë të ndryshëm, është bërë gjithnjë e më i shpeshtë dhe kërkon një investigim më të thelluar.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ,

Unë vërtetoj me fakte dhe prova se makina në momentin që është vendosur gjoba ndaj meje, ka qenë jashtë Shqipërisë. Kam gjobën dhe vendin me foto kur kam qenë jashtë, ndërkohë që jam gjobitur në Turqi. Po ashtu, kam foto kur kam qenë në rrugë jashtë.

Datat përkojnë me 23.7.2025 dhe makina ka qenë në servis në Tetovë për rregullimin e grupit të timonit nga e shtuna, datë 19.7, deri më 23.7. Ora që është vendosur gjoba është 15:00, ndërsa ora kur kam qenë në Gostivar shënon 13:21 minuta.

Ja dhe gjoba.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit