Qytetari u ankua në JOQ për gjobën, Policia: Kërkojmë ndjesë, ishte gabim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.07.2025, 19:09

Një qytetar iu drejtuar redaksisë sonë ditën e sotme, për të denoncuar një abuzim që Policia Rrugore bën me vendosjen e gjobave dhe vonesën e nxjerrjes së tyre në sistem.

Denoncuesi tregonte se si u gjobit në 27 korrik në Durrës, ndërkohë që makina e tij ishte në Vlorë dhe për këtë e konfirmonte edhe sistemi ‘GPS’ i mjetit. “Makinën e kam blerë para një muaji dhe nuk kam kaluar kurrë në atë rrugë. Kam 1 muaj vetëm në Vlorë. Nga data 1 korrik që makina është futur në Shqipëri, vetëm këtë rrugë kam bërë,” thonte denoncuesi.

Pas denoncimi, Policia e Durrësit kontaktoi me gazetarët e redaksisë sonë, duke kërkuar targat e automjetit të denoncuesit. Pas verifikimeve ka rezultuar se gjoba është vendosur padrejtësisht.

Lidhur me këtë rast, Policia ka kërkuar ndjesë nëpërmjet një reagimi jozyrtar.

Po merren masa për heqjen e gjobës që është vënë gabimisht dhe i kërkohet falje personit në fjalë nga ana e Policisë,” thuhet në reagim për JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit